Fran Ukcama |
TRONDITET ATDHEU,
SHQIPTARE N`FAKEQESI BASHKE JEMI...
Tronditet toka,
tronditet Atdheu,
kush qe mbi dhe e trondtjen s`e ndjeu..
Të mbeturit nën rrenoja,
kush iku më atë jetë,
dheu i lehtë,
kush plagë mori,
pranë njerezia edhe vetë zoti..
Gjithë shqiptaria sot ku jabë,
zemra e syni u shkon në Thumanë.
në Durres u vete,
kush ka shpirtdhimbje kuvendon me vete,
një dorë t`u japesh,
kush mbeti i gjallë,
Shqiperia në zi, shteti në kambë..
Qofte me kaq kjo fakeqesi mortore,
mos pafte zi e dhimbë toka arbërore!!
26 Nëntor 2019
EDHE NË NGRICA ÇELIN LULE!
Edhe në ngrica çelin lule,
lulja dhe n`shkemb kryet e nxjerr,
vapes së korrikut, kur plas një gjinkallë,
o dashuri t`i rron dhe n` kohe termetesh..
Sa dhimbë m`kaploi per pleq e baballarë,
nena me tre femijë nën rrenoja,
por gandin ma shtoi një vajzë, një djalë,
djali prag dasme, vajza me puthje të njoma..
Edhe në akuj po çelin lule,
o lulnajë shpirti shperthe mbi germadha,
e nesermja do të lindin, gezimi do të ulet,
do lindin për t`plaguemit, ditë të bardha!
GJYSHJA E VDEKUR
NIPIN E MBRONTE NË GJI...
Perendia edhe denon,
edhe bën mrekulli,
gjyshja e dekun nën rrënoja,
nipin e mbante në gji..
Në gji e mbajti,në preher e rriti,
me tregime, me përralla,
zot t`falem si mundet,
ky termet me keto permasa..
Vogëlushi nuk i shqitej,
gjyshes nga prehri i saj,
ku e dinte, që më s`do ndiente,
frymën e zerin pastaj..
Ku e dinte vogelushi,
e pendehte se ishte n`gjumë,
siper betoni e pluhri,
- Dua gjyshen, gjyshen dua,
therriste me lotët çurkë.
Mrekullitë para syve,
ndodhe në keso rastesh e pabesuerja,
rri mbi vdekjen e gjyshes gjoë,
nipi jetegjati fatlumi...
27 Nëntor 2019
SA I MADH,
SA I NDRITUR SHPIRTI I SHQIPTARIT!
Shqipëri, shqiponjë e diellit,
dil e kqyr si po të vijnë zogjtë,
toka e shkundur, zi n`sy t`qiellit,
s` vijnë si hera për ditë feste,
me hare e gzime jete,
vijnë pa kangë, vijnë pa fjalë,
vijnë për zi, për kob e mort..
Vijnë n`gjithanë o moj nanaë,
n`areoplabn, e në kambë,
vijnë të gjinden sot pranë,
t`i sherojnë plaget që ke marrë.
ta ndihmojë vllau - vellanë,
si dje në luftë, sot n`luftë e gjamë,
ky termet t`kapi randë..
Zemrat bashkuar, dyer e porta hapur,
shpirti i Kombit tash është një,
Shqiptaria s`ka kufij, s`ka ndarje,
Amerikë, Europë, Azi, Australi,
gjithesjcili shtrin dorën, gjithësejcili fjalën,
fjala e shkurter, ndihmë, ndihmë..
Sa miq Shqiperia heu paska pasur,
nga gjithë anet e dheut,
ndihmë, miresi,
vuan toka e arberit,
Si Durrsi dhe Tirana, renkon Thumana,
Lezha edhe Kruja, ajka e Historisë..
E zezë nata,
Nentor, 26, ora 3 e 55 minuta,
ky termet apokaliptik, Durrsin e shkund,
si ne kohë t`lashta don ta përpijë,
sa zemra t`pafajme,
gjysher, gjyshe, baballarë, nëna, femijë,
çifte të dashuruar,
mbeten nën germadha, ngrihet Kombi n`këmbë,
Kosaova - Shqiperia,
Ismaili dhe Isa,
tash pas niqind vitesh, po prap bashkue janë,
as në festa e dasma,
as në tragjedi, Shqiptarinë s` ka forcë që e ndanë..
Nisen shqiponjat,
heronjtë e luftes, Durresi i therret, i therreth Thumana,
autokolona kosovare,
simbol dashurie, simbol vetmohimi,
vijnë nga Prishtina, Tetova, vijnë nga Ulqini,
vijnë nga Lugina, vijnë nga Rozhaja,
pa fjalë por me vepra flasin heronjtë,
betejë me gërmadha t` shpetojnë jetë njerzish,
mos u ligeshto nanë,
nana Shqiperi, dhimbja kjoftë e lehtë, zoti të bekoftë!
Dhimbja është det, bashkimi është mal,
nga gjithë trojet arbërore, ndihmat në karavan,
sjcili jep ndihma,
sejcili prej shpirti fal,
emrat s`kanë të shfaqur,
fjala sot s`është fjalë,
loti sot s`është lot,
i fort si mal, shpirti i shqiptarit,
shqiponjë,
nuk mposhtet nga termeti, nuk e mposht kjo gjamë!
Gjitonet u gjenden, krah poullit shqiptar,
grek, malazez, maqedon, sllav
rumun, italian, turq , francez, gjerman,
kroatet si gjithmonë,
po nisin heronjtë, heronj shpetimtarë,
soldaritet e ndihma nga kombet nuk prajnë..
Sa miq ke moj nanë,
sa miq ke Shqipëri,
do ngrihesh siç ishe, ti në gjunj nuk re,
veë t` nderosh t` mbeturit në këtë betejë,
oh, t`pa faj,
oh sa me ëndërra vrarë..
E para herë në mijreravjeçar,
kemi zi kombetare,
në ditë historike, në ditet e shejta, me ngjyrë lirie,
28=29 Nentori,
na gjeti me dekë, na zuri në gjamë, n`trishtim e dhimbë,
oh si kjo e sotmja,
kurrë mos ardhësh..!!!
Gjysëm shtizë flamuri kombëtar,
sup më sup si malet,
sot çdo shqiptar,
mbi politikë, mbi parti, mbi ndasi,
bashkë, vllazën e motra,
Zoti u dhantë forcë,
edhe kesaj beteje po, do t`ia dalim!!
Jeton Shqiptarija, pulson shpirti i Kombit,
Ketu zani i Teutes, zani i Gjergj Kastriotit,
I Ismail Qemalit, i Adem Jasharit,
sa i madh, i ndritur shpirti i shqiptarit!
28 Nëntor 2019
KOSOVË
Mos bre, moter mos thuaj të falem,
Shqiperi një jemi, kur mirë jemi, kur kemi hallin,
bashkë në luftë dhe kur gezojmë paqen,
bashkë n` shtërngime, kur kemi dasmën,
si motra me motrën, si vëllai me vëllain,
as fjalën, as kafshatën,kurgja s`kemi të ndamun!!
S`na ndan nji mort, s`ka ma kufi,
ballin kemi mal, ti njeri sy, unë tjetri sy,
një gjak, një zemër, një emer një flamur,
s`kemi të ndarë, dje, sot, as kurrë!
MË FAL ATDHEU IM
Më fal të lutem Atdheu im,
ti sot s`je buzëgaz, dhe unë në idhnim,
nuk kam za për kangë, për himnim,
n`krahnuer t`ka ra kjo gjamë ngulmim,
por dije dhe pse s` kendoj, në këtë agim,
ti je gjak, je flamur brenda sh[pirtit tim!!
NUK U PLASARIT PALLATI,
BETONI, POR SHPIRTI I SHQIPTARIT...
Lufta është më e lehtë se termeti,
në luftë armikun e ke n`front - ballit,
në termet armikun e ke poshtë këmbeve,
sipër koke, djathtas e majtas,
je n`folenë e vdekjes si strofull e shqarthit..
Pak dritë o burr, therriste Migjeni,
në ethet e tuberkolozit, në prag vorrin e kallun,
Pak meshirë, o zot, thirra unë
kur po kercisnin brinjtë e pallatit..
Sulm i tridhjeteviteve, i pa parë,
në arë buke ndertime,
anë rruge ndertime,
në kenetë, në zall,
ketu ngul hunjtë, këtu tokë e xanë,
edhe te monumenti i Skenderbeut
dikush vuri guret, u çmend,
u çmend drejtimi i shtetit,
u çmend një shoqeri e tërë,
kasapi u bë inxhinier, inxhineri fyshek në asistencë,
këmbet zevendesuan kokat,
plepat u kthyen në jurist, çobani shef në komisariat..
U plasarit shpirti i kombit,
ra miti i Perendive të rreme,
ku janë, ku fshihen, hallakatarët, zullumqaret,
si nuk mbajnë pergjegjesi as shterore, as morale,
sot japin dhe mesime në statuse, paturpesisht,
të lenë pa fjalë..
Kurajo o miq t`pa faj,
pushkatuar nga babzitja, nga firma, korupsion i gjallë,
Zoti e ruajtë shqiptarin, nga Shkodra në Sarandë,
shikojnë kollonat e pallateve,
pyesin sa fije teli mangut keni lanë,
çimenten ku e morët,
sa kate i shtuat abuzive,
sa, sa, sa,
askush nuk përgjigjet,
a thue alienet na i ndertuan pallatet!!
Ku janë burrat e shtetit,
që shtetin e gremisën, plagosen një popull,
e perse, për lekë, për karrike, për pushtetin,
mallkimi i shpirtrave pa faj mbi koka u rentë,
o gobsek të globit, o katallaj në Tiranë!!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen