Mittwoch, 18. Dezember 2019

Alketa Maksuti Beqari: UNË JAM DASHURIA


UNË JAM DASHURIA


Kush jam unë?!


E thjeshta dhe e komplikuara

Rrënja dhe pema.
bora dhe vesa.
Era e ngrohtë dhe stuhia.
Toka dhe hëna.
Gjethja dhe dega.
Lulja dhe aroma.
Nota dhe muzika.
Fjala.
Pranvera dhe vjeshta.
E bardha dhe e kuqja.
Drita.
Vala dhe fusha.
Grimca dhe molekula.
Substanca.
Fëmija dhe Nëna.
Gruaja.
Vorbulla dhe përshtjellja.
Rryma.

Kush jam unë?


Pasqyra dhe përthyerja.

Spiralja dhe pika.
E përkohshmja dhe e përhershmja.
E tashmja.
Matematika dhe fizika.
D a sh u r i a.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen