Freitag, 20. Dezember 2019

Dy poezi nga Liri Bimi

Liri Bimi

DASHURI ME SHPIRT ËNDRRASH

Ata janë shpirtra të pastër 
kredhur në shtratin e imagjinatës.

Natë-dita e të dyve
rri gjuar në përgjumje sysh,
lidhur në bashkime trupash
mëndjesh, 
zëmrash, 
shpirtërash.
Dhimbjesh të ëmbla 
në goditje Kupidash,
të përhumbura 
në dy skaje hemisferash.
Aq larg,
sa dehur ishin në kupën e pasionit 
që bashkuar i mbante.

Ajo atje,
Ai këtu.
Në shëtitje prekjesh.
Gishta mes leshterikësh rënë mbi supe,
duar pushtues shkëmbinjsh.
Buzë etje thyer cepash e kthinash.
Kohë shirash, tokash që lagen,
gonxhesh që hapen.
Tërmete drithërimash, 
vullkanë epshesh dhe përhumbjesh.

Ajo atje.
E Ai këtu,
në natë ditën e tyre.
Përshëndetje çudirash,
Ai , natën e mirë dhe,
Ajo, një ditë të mbarë paç 
urojnë njëri-tjetrin.

Në realitete ëndrrash 
dhe ëndrra realitetesh ,
dehur në kupa pasionesh,
me ëndrrën që nuk do të zgjohet kurrë.
Fli o ëndërr, 
që ëndrra jonë fund të mos ketë.
Dashuruar çmëndurisht 
në të çmendurat dashuri.

Ajo dhe Ai 
i falën njëri-tjetrit përjetësi,
dhe ëndërr e dashurisë rrugëton universit.
me ylber ngjyrash varur në qafë.  



MJERË E MJERA UNË PËR TY 

Poezi moj e mjerë
Seç na u bëre rezile
S’ke më gjuhë e as vlerë
M’je bash si një kopile

Po shëtitesh si gjëmë moti
Herë në borë e herë në shi
Më shpesh si gjak loti
Po vajton për dashuri

Je bërë fushë e mejdanit
Për poet dhe lënesha
Armë e ndryshkur uarve t’marrit
Lakuriq ke mbetë ndër kreshta

Nëpër këngë e nëpër valle
Të ç'veshish si prostitutë 
Në bordele e në balle
T’recitojnë me za të butë

Çmim merr kamerierja
dhe tjetra pa shkollë fillore
Po na mbetesh pa durim
Si loti që bie mbi fletore

Na u mbush atdheu i gjorë
Me poetë dhe poete
Si s’të mbulon dheu moj
Ku ishe e ku na mbete

Ndahen çmime për dashuri
Cila në shtrat është e parë
Veç për shtat dhe bukuri
Sikur laviret shtrirë nën vrri 

Na qeshet edhe bota
Ç’ka bëhet sot me ty
N’libra me fjalë t’kota
Po të shkruajnë moj poezi

Po trishtohem kur të lexoj
Dhe mbyll sytë si një fëmijë
Sa më shpejt që ta harroj
Moj princesha poezi

Mjerë e mjera o unë për Ty

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen