Samstag, 7. Dezember 2019

Rakela Zoga: ZHURMA E HESHTJES

Rakela Zoga

Zhurma e heshtjes!

Tani unë po ik, e mbytur prej heshtjes.
Në shpirt mbaj dallgën, që përplas detin tim.. ,
Është pak të thuash, në breg gjithmonë prita.
Atë erë dashurie, veç vala e di..

Tani unë po ik, përcjellë prej pritjes.
Në ardhje mbetet, ajo zhurmë që di ti..
E çmendura heshtje, që dot se pushova.
E kure se shemba, prej syve të mi..

Tani unë po ik, me dëshirën e lotit..
Pa heshtjen tende, do të jem dhe me mire.
Ti mbahe për vete, se ndoshta të duhet.
Në dimrin e gjatë të thyesh vetminë..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen