Vaid Hyzoti |
TI S’DUHEJ TE LINDJE
Erdhi përsëri burri yt mbi varrin tim,
Erdhi të këpuste lule për tënden datëlindje...
Lulet që unë i rris me pigmentin tënd.
Bëri një buqetë
Dhe më dha kaq dhimbje!
Ai këpuste lule, unë qaja tek rrënjët,
Që thellē me janë bërë damarë.
Janë farëzat që hidhje, bashkë me dhêun me grushte
Kur ike dhe mua
Më trete ne varr...
Se varrin ma hape vetë kur më ike
Çdo ditë një grusht dhé harrimi më hidhje.
Dhe unë përsëri çel lule për ty.
Yt shoq bën buqeta
Sa herë ke datëlindje!
Ti s’duhet të lindje, ne s’duhet të njiheshim,
Përse tek unë shfaqe sëpari mrekullitē?
Një tjetër feston për tënden datëlindje,
Merr lule në varrin
Ku më vdes çdo ditë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen