Vaid Hyzoti |
MARREZITE ME LENE PA GJUME
Ne jete kam njohur plot vajza te bukura
Por pak prej tyre m’u bene te aferta.
Ato s’e dinin sa doja t’i puthja,
Por trembesha, me dukeshin maja te larta.
Me vinin me te larta se Everesti,
Une skisha gjunje te beja alpinistin.
Vuaja e besoja ne magjite e fshehta,
Pastaj hapja syte dhe magjite... iknin.
Jam bere i padukshem, vec nje shtjelle e ajert,
T’u futesha ne bluze, si fllad krejt i bute.
Dhe syte e gjinjve te tyre te hapeshin
Edhe te me ftonin t’ua laja me buze.
Jam bere i famshem, tamam si Homeri,
Si Alen Deloni une mora nam...
Vecse u ndjeva dhe si Skenderbeu,
Kur disa kelmendase pashe ne Tirane.
Me njeren prej tyre desha te bej foto,
Ajo, si te gjitha, donte Skenderbe.
...sot qesh me marrezite qe na falte mosha,
Marrezite akoma nuk me lene te fle!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen