Sonntag, 1. Dezember 2019

Sahit Shala: GJYSHJA DHE NIPI

Sahit Shala

GJYSHJA DHE NIPI
(Kushtuar gjyshes Hajrije Vata qe u gjend e vdekur mbi trupin e nipit në Thumanë!)

Atë natë po flija në gjirin e gjyshes
Dhe po u gëzohesha festave të nëntorit
Një krismë tmerri, ndau pallatin në dysh
Ërrësirë nën gërmadhë, na përpiu ,na mori

Gjyshes po i recitoja për Festën e Flamurit
Atë natë të tmerrit para gjumit të parë
Ajo shpesh me fliste për vite të mundit
Se sa shumë kishte vuajtur kombi im shqiptar

Në errësirën e ferrit gjyshja më fliste
Dhe me dorë lehtë më ledhatonte
Gjysmën e trupit e kishte poshtë murit
Por për hirë timin asnjë zë s’e lëshonte

-Flij bir, më thoshte,- se shpejt do të dalim
Dhe bashkë me ty do ikim në shkollë
Ti do t’i këndosh vargje Ismail Qemalit
Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor

Papritmas dëgjuam njerëz si oshëtimë deti
Një fije drite hyri në gërmadhë
Dikush pas gjoksi fort më mbështeti
-Me fat, o kreshnik se qenke i gjallë

Gjyshja më la vetëm, por i jam betuar
Se do e mbaj fjalën, porsi një burrë
Ditën e Nëntorit kam për t’i kënduar
Eh, malli për gjyshen nuk do më le KURRË

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen