Freitag, 13. Dezember 2019

Bujar Salihu: EJA TË PAJTOHEMI

Bujar Salihu

EJA TË PAJTOHEMI

Ti mban në krahë një armë të vjetër e të përçudshme
Ndoshta të nxjerrur nga bebëzat e Kalit të Trojës

Unë nuk mbaj mend emrin e as fytyrën tënde
Veç në heshtje shohë shfaqjen tënde çoroditëse

Nëse këti tregimi i janë grisur disa faqe
Ato assesi nuk mund të jenë faqet e fundit

Ti mund të refuzosh çfarëdo hetimi
Por t’a mbash peng të vërteten, nuk mundesh

Edhe pas shumë leximesh e rileximesh, nuk e mora vesh
Si ke mundur t’ia nxjerrësh gjuhën qenit

Nëse duhet që patjetër të pajtohemi për një gjë
Atëherë, eja të pajtohemi se ne për asgjë nuk pajtohemi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen