Montag, 16. Dezember 2019

Katër poezi nga Isuf S. Hoxha

Isuf S. Hoxha

Më jep rast..!

Me lejo
Veshit tënd
T’i bëhem kitarë,
E Ti bjeri
Deri t’m’i këputesh telat.
Me lejo
Buzëqeshjes
T’i bëhem
Qiell i pafund
Aty në yje
vari ëndrrat.
Me lejo
lumturisë sate
T’i bëhem liqe
Në tiganin e ndjenjave
Më fërgo si peshkun
Kur në shtrat të merr uria .
Me lejo
Buzët sate
T’i bëhem
Kalavesh rrushi
Shijomë nga një kokërr
Dashurisë
T’i bëhem fustan
Mos e heq prej trupi
E magjepsur as në gjumë
Shpirtit tënde
T’i bëhem jastëk
Me puthje mbushur .



Fjala

Aty në gijotinë
Fjala krenare
Mbështeti qafen
Xhelati sa herë
E priste në cung
Fjala fluturonte
E bardhë si pëllumb..



Luciferi e poeti

Pija i vetëm kafen e mëngjesit
Mos thoni je çmend a bërë tapë
Në tavolinë përball m’u ul Luciferi
Stërgjyshi i gjithë djajve në botë

Ai pa brirë në kokë edhe pa bisht
U nemita sillja kot çelësin në gisht
Çfar halli paska sytë nuk ia fshehën
Përshëndetje poet dhe përkuli kokën

Mblodha duart i mbështeta në mjekër
Mos m’ke ngatërruar me ndonjë tjetër
Mora guximin nisa të bashkëbisedoj
Më shumë doja frikën nga un ta largoj

Çdo njeri në veten e vet ka nga një dreq
Dua trupin tënd poet prapësitë t’i ndreq
Ju i bëni sherret thoni më shtyri naleti
Fajet m’i hidhni mua e si ndalni për veti

Dua t’përmirësohem,poet dua të bëhem
Për prapësinat e mija dua të shpaguhem
S’është faji i im pse Adami shijoi mollën
Për ndjenjat e Evës nga parajsa më hoqën.



Epitaf

Se kuptonin
I Çmendur i thanë
Për inat të tyre
Një mbrëmje i mori
Të gjitha librat i ndezi
Hirin në një gotë vuri
Me një gllënjkë i piu
Ia zuri frymën ëndrra
E helmoi mjalta
E vargut të vetë..?!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen