Mittwoch, 11. Dezember 2019

Pal Sokoli: PUTHJA E JUDËS

Pal Sokoli

PUTHJA JUDËS

Kur koha qalon në ndyesi të vet
Qindra stërpikësh ndahen
Mirënjohje të servuara
Personazhëve të uritur
Listat dridhen fshehtas
Nga qakalla e rrumpalla
Nga bull(p)isi e vaj-vaj poet
Mbulohen me ovacione
Më shtërngime njëri tjetrit
Edhe të duarve
Puthje para e mbrapa, perdeve
Luhen e lyhen vargjet
Plor harlisur në dashuri
Të futën nën dush stër-p-ikjesh
Mu para shtatorëve të lirisë
Zahiri(ët) uli(n) kokën në shesh
Aty ku palaqot eksponohen
Cirk i përseritur rituali
Me personazhët e kësaj kohe
Kurrë nuk më doli gazi
Edhe pse stërpikjeve ju shpëtova
Por jo edhe puthjes se Judës.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen