Avdush Canaj |
QYTETI IM
Si lule tulipani
Qyteti im, Gjilani
Me djem si yje
E vajza këmishë jargavani
Qyteti im, Gjilani
Rritet si fëmijët
Ylberizohet përditë
Me dashuri sa oqeani
Gjilani im, Gjilani
Kur nata vjen
Me hënën shkëlqen
Ëndrra më sjell me tren
Nëpër fushë e det
Më i bukuri në planet.
Këtu ndodh magjia
Ylberi del edhe n`dimër
S`e palla për borën
Kurrë s`ia lëshoj dorën.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen