Rakela Zoga |
Në pikën e lotit!
Të ndjej, në pikën litar të lotit.
Në rrjedhën e fjalës, që derdhet në shpirt.
Shtegeton ajo, qiellit të vrarë.
Me sjell erën tende, që s'me ndahet nga sytë.
Fluturon krahë zgjatur, si të kish fole tjetër.
Të thërret largësisë, përplasur me retë.
Eshte bere si jam unë, e ndjeshme pranë ajrit.
Stolis nëpër degë, vetminë të mos vdesë.
Me sytë e përgjumur, zgjon kohën e djeshme.
Pret atë qiell të lëshojë vetëtime.
Por unë I them, në pikën e lotit,
Në zemrën e mallit përherë bie shi.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen