![]() |
| Biser Mehmeti |
KJO DITË PA EMËR
Kjo ditë pa emër
S’më përket mua
Erdhi gabimisht
Nëpër do rrugë të shembura
M’i mbylli sytë
Të mos e shoh vdekjen
Ajo fle në sytë e mi
Në shpirt e në zemër
Kërkon qeshjen time
Ta varrosi para vetvetes
Më meson si të vdes
Para se të lëshohet nata
Kjo ditë pa emër
Ikën nëpër do shtigje të padukshme

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen