Sonntag, 1. Dezember 2019

Fakete Rexha: TY SHQIPËRI

Fakete Rexha

TY 
SHQIPËRI
ZANAFILLË RRANJËSH T'MIA

Bajlozi nxorri krahun prej nëndheu, me krejtë
fuqinë që kishte lëkundi, shembi, përmbysi
gjithë ç'mundi. Këputi si me lak e me thikë
copën e gjallë shqiptare, në Durrës, Thumanë,
Kavajë, deri larg n'rrethinë. Më pas ia shkeli
synin qiellit i lypi shiun me ra. Prag Dite t'Flamurit,
gjuajti me lym, me gurë, mure, kulme e gjithë
ç'mbeti, ende pa u dërrmu, pa u ça. T'sosi n'shpirt
me 51 plagë të reja, t'mëdha. N'gji t'vrau thellë,
bajlozi vrasës. Kur tashmë skeletet andrrat
e natës drejt pikës së ditës kishin nis.
Të rinjtë ndër rrënoja u shuen. Pranvera si priti,
as dita e natës së shtratit purpurt. Ku trandafilt
ndizet, digjet stolis nga dashunia. Medet...fëmijët.
S'presin verë ma, me pamjet e gëzuara bregdeti,
nënqiellit me plazh. Këto jetë të vogla, të jetëve
të mëdha, iu pre dita, ditën mirë pa e nis.
Këto dashuni të vockëla...Medet....Medet!
Si e zogjëve nga çerdhja, në barin me gjarpinj
kur bien, e sosen të gjithë me i herë.
Shqipëria ime!
C'të pa syni që mija vjet
sot, po shohin breznitë.
Saherë t'ngau mbrapa korbi
je rrëxu e prapë je ngrit
me kambët e gjuhës sime.
Midis Botës plot lule e yje
prapë do t'ngritesh
naltë e ma naltë kah qiejt.

28 Nëntor 2019

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen