Semela Lushka |
Kam frikë
Kam frikë nënë
të dëshmoj thirrjen tënde frymën e fundit
P.O. dridhem kam humbur guximin
Mendova se ishim të sigurt
në ishullin tonë të ikuzioneve
në vend të kësaj klith me zë të lartë
- Ndihmë!
dhe vdekja juaj është e ftohtë
në Nëntor bie shi gurrësh nënë
Ajri ynë i ngrirë më fton fytyrën trupin
Kam frikë nënë
Eci prapa,
Nuk e di nëse është një fillim
ose në fund
Nënë, ki mëshirë për sytë e mi
dhe puthmë, pa folur.
Ikim drejt parajsës
Në kthim dua të ndaloj sërisht
Mbi Nëntor
Të jap lamtumirën që s'pata kohë
Do kthehemi nënë ma premto
Më vonë
Kjo ditë është e zbrazët prej jush
pjerrësi marin kujtimet nga dhimbja
përkëdheljet e fjalëve të mërzitshme
të duarve tuaja që flasin tani me tokën
Këtë ditë
kur, rreth me vijne toka e qielli
Horizontet e largëta i humbas.
një moment e di ku fluturoj me mendim
më e përjetshme më duket se sa një "gjithmonë"
toka e duruar na pret….
Ashtu e çare e plasur toka e zemra
Lidhen dhimbjen me ju
Të ikur pakohe me plage pa zë
Qan qielli e syte
Ju e zbrazet diten
U ndanë kohët
U ndanë kohët në tresh
Koha e këtyre e atyre e jona
Rrotullohej vetëm koha e këtyre e atyre
E jona s kishte kohë se e shtynin
Ashtu të shtyre e përplasën e prapë heshti
Në paqe me veten
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen