Sonntag, 1. Dezember 2019

Ahmet Selmani: ÇARJA E KËSHTJELLËS

Ahmet Selmani

ÇARJA E KËSHTJELLËS
(ose dalja e Rozafës)

U dridh toka
dhe kështjella u ça pëgjysmë
doli Rozafa
duke shkundur dheun nga flokët
dhe pastaj
duke hedhur me gurë mbi burrat
e pabesë
që murin e lartë e kishin ngritur
shkel e shko.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen