![]() |
| Faruk Tasholli |
MAUZOLE PËR PRESIDENTIN
Hajde, thamë, mirë ia nisën
Ma në fund rrastë e krisën:
T’i harrojmë hallet e vetit
E ta bajmë shkapjen e shtetit!
Fjalë pas fjale, kusht pas kushti
U shtrydh rrushi rrodhi mushti,
Prit nji herë e prit dy herë
U tharb mushti u ba verë!
Kush s’e piu as kush s’e mbushi
Uthull krejt na u ba mushti!
Ky pushteti lojë e randë
Sillet shteti me zorrë n‘kambë!
Kush të kapi a kush të shkapi
Ty Kosovë t‘banë lesh arapi!
Kusht i fundit tash na mbeti:
Kujt po i bie presidenti?!
Jo nantë muj po rrafsh dy vjet
Kush m’e pjellë atë president?
Kush m‘e nisë e kush m’e mbajtë
Kush m‘u g‘zu e kush me kajtë?!
Po kur t’lind ai president
Prapë partia kushte qet!
Kusht të fundit m’e ba shtetin:
Mauzole për presidentin!
Si Leninin t’ballsamosun
M’e pasë postin e pasosun,
S‘ ka rand‘si sa vjet shtyhen
Shteti pret, partitë s‘ngjiten!

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen