Samstag, 7. Dezember 2019

Bujar Salihu: DËNIMI I VJESHTËS

Bujar Salihu

DËNIMI I VJESHTËS

Edhe kjo stinë më iku
Buzë këti liqeni të virgjër
Pa ty dhe këngën time që s’erdhet

Shpirtin ma more peng
Muzat mi zure rob
Ndërsa që e vetme
Je fortifikuar në kështjellën tënde
Që s’hyhet...

Ti mundesh mos me dal kurrë
Që s’mundem pa ty, këtë ti e di mirë
Ani se i pafuqishëm jam me ta thënë në sy
Ate që kam brenda për ty

Eh moj vjeshtë e flashkët
Kjo mund të jetë stina ime e fundit
Prandaj, mos ik as mos më lë të ik
Pa m’bërë gjygjin

Po u ktheve në origjinë
E di se do mi falësh shpresat, muzat, shpirtin
Edhe dallëndyshet e ikura do mi kthesh

Po s’u bëre Hyjneshë, dënimin tënd e pres
Veç me vetmi të përjetshme mos më dëno
Edhe pa ngjyren tënde mos më lë…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen