![]() |
Haxhi Muahaxheri |
DASHNIA PËR NANËN
E kanë ba nijét
Me t'dasht shumë Shqipni
Përbesë... Prej dashnisë t'madhe
Krejt po dojnë me u shkri
(Ooo, e lumja Ti !)
E unë budallai
Kam nis me u tutë
(Fort po tútem moj nanë)
Mos po t'zihet fryma
A mentë po t'mirren
Prej kësaj dashnie t'madhe!
Po tútem bre
(Shumë po tútem moj nanë)
Mos pa dasht
Po të marrin m'sysh
E mandéj edhe për dritë t'hanës
Mundet me t'pa ujku i zi!
Po bre po
Tuc i madh kam qellu
E nuk po guxoj me t'dasht ashtu fort
(Fort me t'dasht bre lokemadhe)
E me sos dashninë téme
Kur je me lot n'sy !
30 Nëntor 2019
Keine Kommentare:
Kommentar posten