Sonntag, 1. Dezember 2019
Alketa Maksuti Beqari: POETËT DHE LOTËT E TYRE
Poetët dhe lotët e tyre
Në sytë e secilit prej nesh kanë rrjedhur lotë dhimbje.
Çdo lot i derdhur është lot i dal nga zemra.
Dhimbja të përlot dhe të bën më të afërt.
Në këto ditë shqiptarët dhe miqtë e tyre janë në lotë.
Duart u bënë bashkë dhe buzët thanë lutje.
Tronditjet e ballëve të tërmetit shkakëtuan tronditje shpirtërore.
Natyra dhe toka jetojnë sipas mënyrës së tyre.
Ne jetojmë sipas mënyrës tonë.
Një disharmoni sjell dramë, tragjedi.
Dhe tragjeditë shkruhen në vargje.
Vargjet shkruhen nga poetët.
Poetët qajnë, vajtojnë.
Vargu i tyre ka dhimbje, përjeton tragjedinë.
Therr në kockë nga çdo paralel e meridian i kufizuar ku flet shqip.
Dhe të gjithë vargjet të lagura me lotët e poetëve janë të formatuara në faqet e rrjeteve sociale dhe blogerave.
Dhimbja, vargu, poeti do të mbeten në memorjen e nyjeve rrjetore.
Dhimbje dhe dashuri.
Poetët qajnë me varg klasik dhe modern, varg të thyer.
Vargu qan me rimat e tij, qan sipas zakonit të shqiptarit.
Shqiptari është poet, poeti është shqiptar.
Vargu qan duke i vënë dy grushtet në kokë.
Vargu qan duke vështruar tokën, qan duke humbur në hapësirë, qan duke vështruar qiellin.
Poetët qajnë dhe vargjet e tyre u bënë det lotësh.
Qan poeti për tokën ku lindi, ka rrënjët, ka jetën dhe nuk do ta humbas.
Qan për tokën dhe e grryen dhimbja se mos e përpin dheu dhe mbetet pa vatan.
Qan se në këto ditë i shenjtërohet më tepër shpirti.
Gjaku nuk bëhet ujë.
Qan, qan poeti.
Vargu i tij është mbytur nga lotë hidhërimi.
Në faqe rrjetesh sociale ka shumë lotë dhimbjesh.
Shqiptari poet dhe lotët e tij.
Atdheu jeton ditë dhimbje.
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen