Monday, April 21, 2014

Grigor Jovani - E dashura ime

 
E DASHURA IME

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Bekuar qofsh, moj ditë!
Nëse ajo lindi në një ditë të vetme,
mua më lind përditë.

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Dreqi e mori, duhet të bëj një adet:
Dua t’i dhuroj të gjitha yjet...

e qiellit, ku më bëri mbret.

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Yjet shikoj. Duart në xhepa kam rrasur.
Janë bosh... Pse më bëre të mjerrë?!
Këtë ditë, o Zot, të më bëje të pasur!

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
E pres këtu në breg. Më uron edhe deti...
Faleminderit, Imzot, që ma solle në jetë,
të hyjë pakëz dritë në jetën që mbeti.

No comments:

Post a Comment