Montag, 4. März 2013

NJOFTIM NGA GRIGOR JOVANI



 Në mirëkuptim me mikun tim të dashur, Haxhi Muhaxherin, themeluesin dhe ideatorin e Sofrës Poetike, kësaj vatre të ngrohtë krijuesish të pasionuar me Poezinë, pas një periudhe jo të shkurtër në krye të Stafit që drejtonte mbarëvajtjen e punës në të, vendosa të jap dorëheqjen nga detyra e Kryeredaktorit, për shkak të rëndimit të shëndetit tim, si pasojë e aksidentit, që më ndodhi përpara disa ditësh.
Do të desha të falenderoja gjithë kolegët e Sofrës Poetike për bashkëpunimin, t’i kërkoja sinqerisht ndjesë ndonjërit prej miqve, që mbase e kam rënduar me gjykimet dhe komentet e mia dhe t’u uroja të gjithëve nga zemmra shëndet dhe suksese të mëtejshme në këtë pasion të fismë, që kanë zgjedhur.
Do të desha të uroja, njëkohësisht, Kryeredaktoren e re, poeten e talentuar Klarita Selmani, e cila këtej e tutje do të kryesojë Redaksinë e Sofrës poetike dhe ta siguroj, që mbështetja ime modeste vetëkupotohet. 


 Me nderime për të gjithë ju,
GRIGOR JOVANI


03.03.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen