Martin Çuni |
ME AGUN E SADIK KRASNIQIT
Poeti ka ag muzgu
Ag drite e terr dite,
Dritë nate e tym flake
Ka edhe këngë në vaje!
Poeti ka vetmi të bekuar
Ka qiell ngujuar, në pranga,
Ka edhe të vdekur të gjallë
Besa ka edhe terr të bardhë!
Ka edhe Gjergj Elez modern
Ruan plot miq të dikurshëm,
Edhe njerëz me kokë nënsqetull
Që vijnë e fshihen në kafkën time!
Ennepetal-NRW Gjermani
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen