Rakela Zoga |
Në folezen e mallit
Mbame pranë vetes pak të lutem.
Strukme në të kuqen verë.
Me shije enderimi lagmi buzët,
Në folezen e mallit ndjemë..
Sa herë tu luta, s'me mbajte kurrë.
Një mur I bardhë pergjerim,
Jam ulur e kam qarë mbi gjunjë,
Mbështetur ti tek loti i'm.
Në dhimbje rrugësh ndehja hapat,
Renkonte trupi im vetmi.
Sa herë të thirra pa të folur,
Aq herë ti heshtje për çudi..
Po sot është ndryshe ti bën zhurmë.
Une qesh me festën, me ty kurrë..
Mbështete pak në përqafim,
Të ndjesh të kaltertin vështrim..
Psherëtimë!
Sonte, s'edi pse të fola kaq gjatë.
Ndoshta, doja të të shihja pak më shumë.
Ne fjalë germash shtriva veshtrimin,
Për ti puthur sytë, që I doja shumë..
Erdha si erë, si stuhitë kurr flasin.
Të ndjesh gjethen, fluturake në vjeshte.
Degën ajo, e lë në lote malli,
Ngadalë kërkon përqafimin të flere..
U afrova pranë me dashuri zemre..
Rrugë tjetër nuk dija, të vija tek ty..
I zgjata qerpikët me germa loti,
Që uji I pastër të rrinte mbi sy..
Më fal nëse gjatë të fola sonte.
Doja të fshihja dimrin nga syte.
E vështirë qenka udha e zemrës,
Si gjethi i vrarë në shpirt psheretin..
Prekme..
Prekme e të di që jeton.
Të kuptoj që të kam.
Të mendoj për ty.
Prekme me mallin e ndjenjës,
Të fshehur në shpirt...
Kërkoj të të prek dhe unë,
me lotin ujvare,
Thellësive që s'mundem,
të shkonim të dy..
Të lutem, braktisë largësinë,
Afrohe prekjen,
Të puthe dashurinë pa kthim..
Të puth!
Te puth, pa buze ne ajer,
Aty ku muzgu shkrin dashurine,
Tek ai vend, pritja e mallit ngrin..
Te puth, pa lot sperkatur me shi,
Aty ku era perkedhelet,
E gjethet luajne mbi sy..
Te puth, nuk mundem te te prek,
Eshte me e embel puthja ajer..
Balone ngritur ne qiell..
Tani, te lutem puthme dhe ti,
Ne heshtje, ne ender..
Ne zgjim, dashuri..
Prej guri!
Në botën e qelqtë,
Troket vetëm shi.
Kullon prej bjeshkëve,
Gjetheve jeshile.
Era sjell ujvare,
Mungesën pa kthim,
Degë loti zemra,
Në valë përqafim..
Në botën e qelqtë timen,
Një gur i lashtë,
Thyen portën e zemrës..
Me vrap ikën larg..
I mbledh gjithë qelqet,
Që pikojne lot..
Dhe kërkoj të ik..
Po s'di pse s'ik dot..
E dua vetminë rrëzuar në tokë..
Pa sy!
Në të ligën botë.
Në të bukuren gri.
Jeton një qiell, i kalter vetmi..
Në të dukshmin diell,
Me rrezen e tij,
Thyej xhamin e shpirtit tim.
Në ajrin pa kthim,
Globi dhuratë, vetëm një natë..
Nje balon shumëngjyrësh,
I pritjes së gjate...
Përsëri vebim,
Ç'do gjë pa sy...
Pa muzg, dashuri..
Luks në shi!
Trishtimi s'troket asnjëherë pa pritur.
Ka lukset e veta në përqafim.
Është një mburojë, për dhimbjet e vjetra..
Zbulohet sa herë, që portën hap ti.
Trishtimi nuk mbytet, me dëshirë në brenga.
Si vret dashurite, si vret veten ti..
Lundron përherë nëpër zemra njerëzish,
Me nje varkë të heshtur, që quhet vetmi.
Ndodh të qëndrojë I varur në trup
Të kulloje, si shiu I prillit mërzite.
Në portretin e tij, bardhë e zi..
Stamposur heshtja, dashuritë.
Është si një dru në pyllin e gjelbërt.
Ku sqepi qukapik e puth ç'do dite..
Loton druri në përkëdhelje ere,
Si trishtimi luks, që një ditë do të ikë...
Magjia e prillit
Prilli e ka një shtrat, ku unë i ndej lotët.
Një stol me bulza, që quhet vetmi.
Ulur sodis endren e djeshme.
Kërkoj e sperkat mallin për ty.
Përqafohem me heshtjen,lëkundur ajrit..
Si mëngë e varur ledhatim ky prill..
Me mbyt mungesën tende lotëve.
Mbështjellë me mban me enderim..
Magjia e prillit veshur dhimbje..
Me ndjehesi sterkalash feshferin.
Me çoi larg tek një zemer e vrarë..
Me la peng tek një vend pa kthim..
Magji e çmendur e qellit tim..
Gjeth dashurie!
Zë i harruar, thellësive të mija.
Stuhi, që thyen dashurinë ku je?
Tingull kembane, në shpirt, e në trup.
Në pritjen e gjatë të një natë pa fund..
(Të kërkoj s'të gjej)..
Mantel ender, gjeth dashuri..
Nuk di në do vish, nuk di në do kesh sy.
Mbi qerpikë lotësh, shtrihet nata gri..
Mbuluar malli, pritja për ty.
Stolisur me mjegull, e gjitha kjo natë..
Veç zërin kërkova, se ti me je larg..
Lëngon zbukuruar gjethi dashuri..
Ka ngjyrën blu, tani me sje ti..
Të dielat gri!
Edhe pak ditë dhe unë dote iki.
S'me vjen mirë, me vjen edhe keq.
Nuk është e thënë të na duan të gjithë.
Si është e thënë të mbetemi dhe vetë.
E ç'rëndësi ka, unë po iki..
Te gjitha ç'kisha në zemër ti dhashë.
I mblodha stinet grusht nëpër duar.
Trupit tënd buzëqeshje ti fal.
Edhe pak ditë dhe unë do të iki.
E ku ka gjë që s' ikën nga kjo bote.
Une e dija se dashuritë janë të përjetshme.
Dhe vetëm prej teje nuk mund të ikja dot.
Tashmë në ftohtësinë e këtij dimri.
Mësova sa ngrohtë bën aty tek ty.
Une të prisja ç'do dite e ti fshirja mungesat,
Dhe e diela mall zgjohej përsëri..
Vetëm ketu do ndal e përlotur.
S'ta jap dot fjalën se do mund të ik.
Une I kisha inat te gjitha te dielat,
Dhe vetëm prej teje I bëra mik.
Le të mbetet e diela përkëdhelje,
E çastit kurr të preka unë ty..
Sa herë të bjerë shi në zemrën time,
E diela dhe për ty, do te jete veç gri..
Pa formë!
Në rrugë e autostrada je fshehur..
Aty ku nuk të sheh askush..
Malli përplasur trotuareve bën zhurmë..
Betunuar mendimi qan, I fshehur pas heshtjes..
TI merr formën e pikave, që prillin dashurojnë.
Një shi I rrëmbyer rrjedh, psheretin.
Paska ngjyrë jeshile pritja..
Formë e asgjëje ti, ulërin brenda meje..
Në kotësine e stinës, vyshket dhimbja..
Loti sperkat te dikurshmen ndjenje të bardhë..
Në natë!
Të gjeta në natë, ku flenë dhimbjet.
Pikëllimi lodron ëndrrave të vyshkura.
Pa zhurmë I afroj hapat e mallit,
Të flas nën qerpik, me buzëqeshje të ngrirë.
Mundohem të belbezoj, fjalë dashurie.
Të pathëna, të padëgjuara ndonjëherë.
Kam frikë se fle edhe të trembin,
Veten pyes, ti le në gjumë apo ti sjell.
Nguroj, ëndrrën e lotit, zgjoj për ty sonte.
Në pritje të agimit, që vonë do të çelë.
Vargun e gjatë të mendimeve fsheh zemra..
Gënjeshtare ëndrra, gjithë shpirtin ma vjedh..
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen