MEJË -
PELLG AMËSIE
Në hartë një pikë fare mikroskopike,
në shikim një fushë e madhe
sa vetë zemra jonë,
sa vetë ëndrrat tona
për shlyerje ndryshku nga buzët,
dhe shporrje errësire nga dheu jetik.
-Mejë pellg amësie
me përshtypje kohësh
malet roje që nga legjendat.
Në shpërthim rrebeshesh
namur nga jehu i thellësisë
blatimi dritë per rrezatim shprese.
-Helmetat serbe të skëterrës
ndanë katërqind lule të gjakut tim
nga kalvari i gjatë sa biblizmi i robërisë.
Si i trajtuan dhe kah i çuan, enigmë.
-Dëshmitarët sy e gojë mbyllur
përtej gardhit të dhembjes dëbuar,
mjegullnaja tis në shlyerje kujtimesh.
-Në Mejë dielli shndrit sërish
në ngrohje ëndërrash të thyera
të shqiponjave në fluturim.
-Mbi ograja e suka bjeshkësh
sërish bulojnë lulekuqet si gjaku
për ta përtërirë jetën
hapin për ta zënë me kohën.
- Secili la një gjurmë për shijen e lirisë
shekujsh kallur etjeje për të.
- Kënga e ndezur si shokë ylberi
ka ende plagë zemre
me mall pritjesh me shpresa
për kthim burrash
në përtëritje të plangut.
- Eshtra lidhur në plasmaste
Ishte shpërblimi i vonuar.
- Fushë e Mejës krejt gropa-gropa
në shenjtërim martirësh nga pavdekësia
Sarkofagët në vellon kuq e zi
qetësojnë zjarminë e tokës së djegur
pagëzuar “Lëndina e lotëve”.
- Muret patjetër do të mbajnë këtë herë
ngjizur për rrënjë legjendash.
Nga libri me poezi: “Kohë flakadanësh të lirisë”
LIBRI SHQIP
Në kohë të rënda të fëmijërisë sime,
gjithësesi edhe në ato të rinisë së parë
rrëzë Gardhinës Plakë të Therandës trime
e lexoja krejtësisht fshehtas
librin e shenjtëruar shqip
shkruar në gjuhë të dëlirë përëndie
thesar magjik i lashtësisë sime në shtresime,
e gjysma e dytë e shekullit njëzet ishte
ngrysur thellë në mjegullnajë robërie.
Kur të gjithë në shtëpi flinin, lexoja
me dritën elektrike të përkufizuar
që të mos më dallonin nga jashtë
hijet e patrajta,
puthadorët zemërgurë të paguar,
nga verbëria e vet turpëruar,
nata përgjonte e mashtruar.
Ishte mëkat i pafalëshëm atëherë,
bjeshkë e purpurtë guximi
të mbahej në shtëpi libri i mirëfilltë shqip
botim i flakëruar Shqipërie
e diasporë dashurie
se kohë mugu vazhdues ishte
në Kosovën me gjemba trishti robëruar
nga pushtuesi barbar e shfarosës serb,
me izolim sizifi ishte ndëshkimi
e refrene ngujimi.
Në bibliotekën familjare relikt e merrja
librin e ëndërruar shqip
sjellë nëpër kohë trishti sfidues
nga hapësira e përmallimit përballë
të trungut tim të ndarë
me dredhi e hangjar.
Pishtar gjyshi zulmëmadh dhe i përkushtuar
nga babai fjalartë pasuruar.
Krenari me flakërimë hirësie ndieja
librin shqip kur e lexoja
më dukej se krejt bota bëhej imja
edhe përtej së mundshmes,
epokat bënin fole të dehur në zemër
për madhështinë e dheut tim me emër.
Nga libri “Vargëzim mbi gjurmë”

Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
AntwortenLöschenUnë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
WhatsApp-i i tij: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com