Samstag, 7. Mai 2011

Cikël me poezi nga Fatos Ashiku



SIRENAT

Nis rendojne kryqe e brinje,
ne kalvar pyetjet shtrohen
.ç'ndodh keshtu perse dhembin
...jo pak kohe i hane mendjes.

-Ke te me japesh........?
nis i thone nje ane veshi
tek i fryjne pa pushuar
mendje ngritur nis e thote.

'-Shko mor dreq ike tutje
lermeni rehate mua veshet,
ike tej, larg prej tyre,
nuk ta duam aspak nderen.

Nis e thote mendje shendoshe
teksa fort mezi mbahet
vesheve 'dylle' tu veje
sikur 'Uliksi' me rremtaret.

Shih nder sy e plas nder vete
tek gjemon ne dete stuhia
barkun hapur e ka deti
timonjeri ne bash te saje
prej fundosjes e ruan anijen.

Shih keta nuk kane 'dylle'
hapur i mbakan veshet...
thone keshtu tek shohin
disa te tjere tek 'kercenin'

-'Jane veshe ashtu te 'shurdher'
mendjen me nuk e degjojne...
andaj shpejt te nxitojme
ta kaplojme ate breg fanari...!'

U thote mendja ashtu
vesheve ende pa u 'shurdhuar.




MERGIMTARI!


Digjen zemrat per nje komb,
ne kraherore flamuri skuqet,
...abetar e gjuhes Shqipe
pasuri mbi pasuri mbetet!

...'-Ah ç'me thoni o te mjere,
kemben per gjemb doni te gjeni,
ja atje ne 'Arberine time,
ne ka, universitet per dhjete vete,
u be apo nuk u be regjistrim i popullsise?!

Ndersa per tek juve harroni te thoni:
dhe ja, ne doni te pyesni,
ashtu hapur krejt pa drojtje
po ua them ç'me ka shpirti...!

Frike o vellezer kemi hapur,
te deklarojme , se Shqipetare jemi,
nder breza ketej lindim,
jetojme edhe vdesim, me
koken kthyer prej memedheut,
nje fjale te mire te degjojme.

Nuk behet fjale, per flamure,
as per shkolla e universitete,
gjuhene e te pareve gjalle mbame,
permes flakes se kandilit.

Me ka shpirti derte e brenge,
na loton e vajton kenga,
ne mendje e kam te mbetur,
nje sofer gjithnje te shtruar,
memedhene shoh te bashkuar.

Teksa endrra vjen madhohet,
ulem poshte nder bodrume,
e puth plorin e parmendes,
me flamurin ndal e ç'mallem.

Aty prane ne merr tok
nje grusht dhe te memedheut,
kur nxitmthi mevete e moren,
si pasuri te vetme stergjysherit,
kur nga Kruja i syrgjynosen!

Flas me te edhe permallem,
nje me nje ja numeroj thierzat,
tek ma dine ashtu brengen,
nis shpalosin gjith ç'e mbartin.

Qaj e qaje e nuk kam te ngopur,
me syte e mendjes endem,
ne toke te te pareve, vatanit,
shpirtin shkreh e gjej prehje.

Ashtu me ngrys darka
edhe me gjen agimi,
te nesermen kur dal nder njerezine,
masken bej kujdes, te mos me bjere,
nder ballo qe ka nisur nder shekuj.

Kalimera, vradhja e kalinihta,
dita, mbremja edhe nata,
me gjejne tendezur mbaje,
te gjalle nje fije te shpreses,

..Andej nder male te memedheut,
ne, nis e shkrep nje diell per Neve ..
A'sme thoni ne keni 'ZOT'
sa do zgjase kjo pritje e gjate...?




NJE KOMB NJE GJUHE!


Nje vajze nga Kosova
ne Tirane erdhi mikeshe
...here e pare per te ishte
enderr e saj ishte realizuar.

Keshtu shkoi per te ca kohe,
eksodin ketu e kaloi, dhimbjen,
u gezua nder shoke e shoqe
per te dimri u be vere.

I erdhi koha qe te kthehej,
mall ketej e mall andej
ne mes te tyre duhej te zgjidhte,
familja e priste krahehapur.

Tek takohet plot malle e lote
plot habi mbetet i Jati
ne ishte ajo bije e tije
apo tjeter ishte ne vend te saje.

Vajze e zgjuar nis kupton,
me te shpejte e ndan medyshjen,
:'-Une jam Babe jotja bije
me nje 'korçare' e mesova "shqipen"!'

Dilema nis dhe merr udhe,
nder vete 'burri' qeshet,
nder mendje gjate i mbetet,
ajo çfare i tha e bija,

Mesuar e kishte Shqipen
nga nje vajze tjeter Shqipetare
nder meditime nis e thote:
'-Ndaluni Burra mos lajthisni,
ta ruajmezakonin e traditen,

...Por.nje Komb Jemi
e ashtu nje gjuhe ta flasim...!'


NJE ZE PO THERRET!


Coni koken mor 'Zotrinj'...!
marrja qenka dhe per 'Burra'
...porse marrja me e rende
eshte ate kohe, kur kerkohet
te çohesh e te lujsh prej vendit,
veshin shurdh e ben e s'tutesh!

Cohuni djem te 'Lirise',
'xhaket' e vjeter ku u mbeti,
merrni eren e atij 'gjakut'
te kuptoni, ç'keni humbur
qe kur shpinen ua kethyet,
idealeve qe u çuan nder male.

Cohuni pra, o djem o burra
kehe nuk ka me me prit
bani hi e bani pluhur,
tana ç' vute prej haramit,
e ja vini gjoksin punes.

Koken ktheni ka eshte populli,
se, bash ne kohen me te veshtir,
ju hapi dere e u hapi zemer
n'gji u mbajti mos merdhini.

Cohuni ngrihuni pra o djem o burra
pashi hater te atij 'ZOTI'
marren ne dere mos na e lini
mos i prishni zakone te Shqiptarit.

Cohi Ju e cohi Ne,
te behemi bashke si ate kohe,
bark e shpine sikur nje,
vatanit per zot ti dalim.

Tash hajnia eshte nder Ne
ma e zeza nder te zeza pune,
krejt i zi sa çishte shkjau
eshte pushtues permbi pushtues.

E tash koha eshte me e mire,
se me vone nuk ben dobi,
parja me zi e don paren
nuk ngopet pa e vu mullarin.

Thyhen zemra e kohe nuk mbetet,
sakaq shpirti behet sterre
se lan perrua e se lan dete,
se lan ujet e atij 'drini'.

Cohi pra a po ndieni,
barre e rende jene bere
jam Une shpirti juaj qe po renkoj,
dua liri edhe jo 'mykesira'

Cohuni pra ju ma pare,
pa ju hedh ne kokerr te shpines
bash bezdi me eshte bere,
edhe kemisha qe kam shtatit...!'

..Me fal o 'ZOT' çaste te skllaverise...


DILEMAT MBI 'IBER'!


Nis e del dielli nder male,
gjysma qan e gjysma gezon,
...e merr 'IBRI'udhen nder shkrepa
ben te ndale ne 'Mitrovice'
nje ane gezohet tjetra vajton.

'-Apo ndien .mba vesh o bire,
hapi syte e veshtroi trojet...!
..Ne ate zabel n'at kullote,
po,po..bash atje asaj ane,
jena pre jena varrue
kater krena atje na mbeten,
per vatan e per keta troje...

Shihi krenat nder kavake
aty marrre kena nder kohra,
prej hardhis ma te mirin frut,
me la goje e me prit mikun.

Ne ate shpat kemi marr lenden,
me ba sofren me ba kerjollin
prej atyit kena marre,
per lahuten e sharkine.

Nji kjo ode sa s' mbahet mend,
ka prite 'Isen' e ka prit trima
ka dhane buke e ka dhan uje
pa ja nda,sikur uji i atij kroni.

..Aty ndalur, ka mbetur 'Burri'
fjalet e Babes nis kujtohen,
koken marre ka nder duar,
tek rremon e hedh 'fare'.

Tek rremon gjyrmet e se shkuares,
nis e gezohen rrenje dhe troje,
kur sheh tej, atij Ibrit
rrenje edhe troje nis vajtojne.

Aty ne cep krejt ne heshtje,
se, u dhimbeste gjithe ç'e kane,
gjithç'ja lanete paret e tyre
gjinden gra edhe femije.

Aty mbeten, pa shku me tej,
nje barre plaçka lidhur nder boçe,
naten zgjidhen e diten lidhen,
gjith çfaren thuret nder qelima
naten ç'behen e diten enden.

Nder dileme e ne magje te lotit
u gatu u lind Shqipetari
porse rrenjet nder dileme,
kurre ma zorin se kane patur.

Mitrovice o djep i lahutes,
na e bej Ne zahmet tundimin,
sikur te lam e sikur ndejtem,
nje vend te ngroht sa ç'esht zemra,
rujte ta kena..Apo ndijen...
..Jena Ne bijte e tu , qe po vikasim..

..Ruajna 'ZOT' mos na shlo doret...!'




SE C'PO VUAN NJE 'SHQIPONJ'!


Se ç'po vuan nje Shqiponje,
terhiq ketej e terhiq andej,
...mes dy kokash kush ma i pari
heshtas luftes ç'ja kan nisur.

'-Ka,ka, kiu ja nis njeri,
qe, grate ne shtepi nuk e pyesin,
..besaburra asht momenti,
tjert s'ja dolen poe bajm neve,
ate qe e morem...
po e mbajme per vete...!'

Ja pret tjetri nji 'zhapik'
qe mas fundit nis "lulzoi"
ne ate dere te "gjerizit"
ku ka mbetur, tek ben freskun:

-'Kush e tha, jo nuk e duam,
ngene, nuk ja kemi ketyre puneve,
madje,marre leje nuk kemi,
çelesin e gojes se kam me vete...!

Se ç'po vuan kjo 'Shqiponje',
dhemjen e madhe e provoi,
jo pak nder shekuj,
por ja doli te mbijetoi...!

Porse tash, e zu rreziku,
me i madhi armik ju be,
besu se kish, ai i veti,

Qe nder krahe e ne gji e mbajti,
permes eres dhe suferines,
n'varra, ne lugje e nder merriza,
ku i ra kemba e ku ju tha goje.

Hall i madh per Ne me i madhi,
turp e marre kush e degjon,
eshte i tille qe kush vesh mos e marre,
per ta thene nje "tellall duhet...!

 

MRRIZI I LUKUNIVE!

C'esht, kjo marre e kjo hata,
bashk nuk bahen, 'Dy Shqiptar'..!

...-'Diku parja e diku klani
diku i biri e diku shejtani
diku malli e diku çifliku
diku fara e budallit.

Porse çasht ma e mbrapshta pun,
ba sebep esht.'Integrimi'.
pus i thele si duket fundi
hidh te hujt e merr se bashku.

Nder partina e nder grupime
duke u hanger e ber pazar
porten 'shky ' duke e lane
qejf po ben e grin 'çakalli'.

Banju bashk or Shqiptar..
asht i "mire" njaj integrimi
por, mas parit sikur duhet,
me e ba ate duhet mes vetes.

Shihni ç'bahet per rreth nesh,
dite per dite tu e shkul 'gardhin'
ujt' e detit e dun per vete
nen rrogoz ujt çik e nga i çike.

A s'e ndjeni, ç'u lu nder kamb,
dite nate 'urithet' germojne,
diten maske te diplamatit
naten thiken tu ngul pas shpine.

Dil Ti pra, e thuj nji fjal,
Ti qe rrahe lugun e gjoksit
ç'eshte lkjo pune si po ndodh
pse bo banen, kto prapaskena?

Apo ben, sikur nuk po ndien,
lojne rrenes ja ke nis,
fort po i hedh hi syve tuj,
duke dasht me ba bishtin.

Ah, ç'po vuan e ç'po vajton,
syni i marres tek zhgenjen,
here mbi kale e here mbi benxa
per me i ngja pak 'Skenderbeut'.

Porse s'kapet ky burre vigan,
nji vetull ne mal e nji ne keshtjell,
syte i shndrijn e mbron vatanin,
an e kand i 'i shtrihet shtati'
ngado ku gjindet' Bir i Shqiptarit'.

Nuk arrihet jo. Ai burre
sa me teper ti afrohesh,
ma i larte gjithnji behet,
asht prej brumi qe s'thartohet,
prej 'ZOTIT' e pati frymzimin...!

E..e,ku me e lan ,eku me e nise!
kap nji dreq e shlo nji tjeter,
te tane nji thesi jane njesoj,
here tu qesh e her tu qa
genjejn veten, kujt po ja hedhin.

Mrre e vendit qe i ka,
turp per ta qe u shkojn pas,
hiqnju dreqve çfare i doni,
ma mir 'djepin bosh ,
se ' shejtanin brenda'.

..Moj Shqipni, kush po t'qan hallin..!

E..e perke Shqipni me nis me fol?!
per Ate pra,qe asht si 'ZOTI' nje,
qe prej cepit e mat' cep...
ku i tone:bukes buke e ujit uje.

Nje te tane, e dum per vete,
kush te doje te rrije me Ne
bujrum deren e ka çelur,
jemi rrace qe e duam paqen.

Porse , vesh te merret pas sodit
lojna ma me Ne nuk behet,
kemi shku, atje ku s'mban,
vetes tone tu i pa' sherrin'...!'




MARRE E PANGINJUN!

Se ç'tvjen shpirti me te dale,
kur e sheh e prek ket marre..!
..bashk luftun per at' Kosove
...t'tan nji mendje lirin tja sjellin,

Ani ma, borxh prej vetes e vatanit,
porse dhimbja e pasoi dhimbjen,
e, tashma kur ta sjell i joti
hakun s'mundesh kuj mja marr.

Ma sfundi,sa nji grazhd i atij benxit
atij ma t'thjeshtit ti takonte,
e per veti, ani ti kishin t'part
luksoze vilat e grandet...!

Porse marrja s'paska t'nginjun,
thell ma thell e zhytka burrin,
liria se paska f'tyren te njejt
si nder grande e nder'kesolla'.

Se ç'po dridhet mjeker e burrit
nder lot zhyten gra e fmij,
hije t'rand n'Prishtin 'ngrehinat'
permbi ksolla po e hjedhin.

Hallall Kosov gjakne t'ranve
mund e dert tek ti falem,
porse, shpejt kam m'ja vu 'hunin'
tan atyne qe po t'bajn 'HIJE'.

..Si ta doni , si ta pelqeni
n'daç prej thane a prej shkoze,
ma t'parit Ty qe t'pata krahit
kur luftum njat shpat mali...

Qe po binet e po ban 'nam'
tek u sheh si sperdridhi...!




'SHENGEN!

Nis e bien ushtojne tupanet,
-'mblidhuni burra tani gezohuni,
me ne fund sihariqi ja mbrrini,
...nga Bruksesli erdhi haberi.!'

Vesh me vesh e maje krahu,
ngado lajmi mori dhene,
maje plehu nje 'kokorosh'
gjete u çorr se levduari:
-'ja Une isha ,
qe diellin ua hapa..!'

Por çe do , shkoje kot mundi,
nje plake nder'kesolla'
lajmin se kish degjuar,
kishte kohe, veshet e kishin lene.

-'Na erdhi Shengeni moj Loke,
adegjon, çohu dhe gezohu..!'
bertiste ne kupe te qiellit
nje nip i saj nga qyteti,
marre kishte nje gryke'gjymi'
i fryente sa kishte fuqine.

Porse 'Lokja'siç ishte ne ane,
ne anen tjeter u kthye,
e, me ze te mekur diçka pershperiti,
askush se mesoi ç'tha e kerkoi,

Porse qarte u kuptua,
lajmi per te ishte tejet i vonuar,
nder kesolla,'kishte uri edhe ftohte'
Shengeni nuk u hynte ne pune...!





HOTEL NE ATHINE...

Permes nates se vetmise,
udhen marre kurbetçiu kishte,
te gjente nje hotel...
...jashte mos mbetej.
nje fjale te vetme,
ne gjuhe te vendit se dinte...

.Ec , e ec, e bredh nder udhe,
diku e presin , diku e perzene,
diku tej nje ....bordello...
diku shtrenjte xhepi sja mbante.

..teksa naten e mendoi,
diku jashte do e kalonte,
kemben ndal i mahnitur,
aty, ne gjuhe te tij po flisnin.
akuj te shpirtit nis e shkrihen..

..'-Oriste kirije...Ti thelis...!'
nis i flet ...hotelxhiu,
..'-Jam Shqiptar s'jam i huaj!'
merr i thote kurbetçiu...
me zerin qe i dridhej....

..Ah..me ndjeni u gabova...
edhe Ti si Une e flet shqipen...?'
ja kthen i permalluar 'Arvanitasi'
kurbetçiut ne qafe i hidhet i perlotur,

..'Hoteli' atje ne Athine
si vend i tyre u behet,
'kurbetçinjte' nis e qajne'brengen'
kurre me e embel 'shqipja'
sishte vene ne gjuhe te tyre...
 
Fatos Ashiku ka lindur me 10.02.1955 ne Kruje dhe banues po ne Kruje,ka kryer shkolle
e mesme teknike si dhe specializim universitare.Lidhjet e tij me krijimtarine letrare datojne vitet e fundit .Eshte ne fillesat e para te botimit,ka publikuare ne gazeten lokale "Kruja sot" eshte kontri...bues ne "Sofra poetke",stili i tij poetik karakterizohet nga vargu i lire.Aktualisht permes nje dedikimi moral krijimtaria e tije merr nota te theksuara sociale.Permes krijimtaris se tij perftohet nje realitet aktual ndyshe tendences per ta zbukuruar.

Për "Sofra poetike": Kujtim Stojku, Tiranë
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen