Mittwoch, 18. Mai 2011
Tri poezi nga Agim Gashi
Mos qofsha në lëkurën e vrasësit
Botën po e lajmëroj
Me këtë poezi
Se vrasësi po më ndjek
Po ma ngulfatë dashurinë
Po ma zë frymën
Ai më ka hy në shtëpi
Në sofrën time është ulë
Lugët dhe kafshatët mi numron
Përtypjet mi ngulfatë
Si hije më vjen pas
Jo nuk qenka hije
Vrasës me maskë qenka
Edhe vrasësit kanë ndryshuar
Imitim i karpatasëve është ky
Kjo tokë se ka pasë traditë
Shqiptari shqiptarin serbisht me e vra
Oh edhe vdekja dikur ishte me burrërore
Spaska më keq
Kur shqiptari shqiptarin
Tradhetisht n´pusi e vranë
Në shtëpi i hynë
Ia vranë rob e fëmi
E gjaku yt armik të bëhet
Hej kafshë e zezë
N´Kosovë as vdekja nuk vonon
Ku do ta lë?
Gjendemi ne midis të errsirës
Më tmerrojnë ato që i shof
Plagë nuk janë
Çdo ditë lexohen kronika të zeza
E populli im nuk lirohet nga mentaliteti
E keqja nuk mundet me të keqën
Pak i shofim ato qe na ndodhin
Para nesh ngrihen re të zeza
Pse po përsëriten të kqijat
Hije të zezë po u lëmë
Brezave në kalim
Kisha pasë dëshirë të jem
Vetëm i vetëvetes
E ta mundim të keqen
E ardhmëja është e ëndërruara jonë
Lindjet e ardhëshme nuk ndalen
Kush e keqpërdorë lirinë
Ka gjak të shprishur
Ndjell fatkeqësi
Ku do ta lë ardhmërinë
Kur ta marr rrugën për në amshim
Njeriu pa atdhe
Njeri pa atdhe është kurbetqari
Njeri që iu tretën kujtimet
Që ska as ëndërra
Njeri i shkretë është ai
Që prêt dorën e huaj gjallë ta mbajë
Dhe ik o i mjerë
Ik shko në atdhe
Edhe nëse ske çati
Se një cope atdhe
Eshtë i ruajtur për ty
Lotët më janë bërë lum
Duke ia numruar plagët Arbërisë
E prap në dhe të huaj
Njeri pa atëdhe jam
Larg shume larg Kosovës së përgjakur
Larg shume larg oxhaqeve të rrënuara
Larg lisave e shtëpive të djegura
Spaska më keq se me vdekë
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)

Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.
AntwortenLöschenMos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - veproni sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com