Friday, March 6, 2015

Tyran Spahiu - Cikël poetik

POETI NË MOSHË

I rrudhosur në moshë..shtyer
 Shpirti fisnik i qytetit..kalldërmave
 Mbështjellur me dashuri të ngrohtë
 Gëzon frytet në familjen e pasur.

Ndihet forca e palëkundur e besimit
 Besnikëria është kulm pikant
 Mbuluar jeton urtësia e kultivuar
 Në shpirtin e poetit artist.

Poezit e bukura derdhen nga lapsi i tij
 Shkruar me sinqeritet dhe dashuri
 Rrëfen qetë ngjarjet dhe ndodhit
 Akumuluar me vite në qenien e tij.

Vlerëson lartë këtë harmoni muzik
 Çmon këtë simfoni të ushtruar të mesnatës
 Tërë këtë ruan me xhelozi të pareshtur
 Poeti ynë Prizreni.



KËMISHA E SHTRATIT

Uritur dhe i etur
 Për praninë tënde
 I vetmuar në oxhakun e bashkejetesës
 Silueta loz para syve të mi.

Shtrij dorën kah malet e Sharrit
 Fuqia e tyre është sa një grusht
 Egërsia trumpeton trurin tim
 Nuk guxoj të bëjë krahasim me ty.

Në verandë gjethet e verdha mbi tavolinë
 Kafja dhe pija shtesë shoqërojnë
 Larg shumë larg në pambarim
 Trupi yt përqafon pafundësinë.

Yjet humben nga horizonti
 Ndëgjohen pikat që godasin
 Ndoshta ato do të të sjellin
 Në tavolinën time në verandë.

Papritmas
 Ylberi me madhështi më njofton
 Gjërë e gjatë vjen tek unë
 Shoh fytyrën buzëqeshjen tënde
 Zbret në karrigën e zbrazët.

Veshur si mjellma
 Ngjyrat pasurojnë pa masë
 Hapi krahët rrëshkjet tek unë
 Ndiej ngrohtësinë tënde dhe trupin e dridhosur.

Shtërngoj të mos më fluturosh
 Gjoksi im të dashuron dhe shkrin
 Si pupla e pëllumbeshës
 Futemi në këmishën e shtratit.




 

KARROCIERËT E NATËS

U shtrinë fjalët e tua kërcënuese
 Klithmën tënde ende e ndjejë
 Kthim nuk ka kërkim falja u varos
 Jeta aristokrate më pret.

Në pardesyn e zezë të shiut
 U largove pa kthyer kokën
 Hapat e tua të sigurta
 U zhdukën në mjegullën mistike.

U humbe si gjurmët në dëborë
 U trete si shija e ëmbël
 Fluturove e vetmuar
 Në hapësirën e panjohur.

Kërkova zërin tënd në qytet
 Aromën joshëse
 Buzëqeshjet e tua intriguese
 Të kërkova ty jetën time
 Sot
 Hyjnesha tjetër hyri në poret e jetës
 Si hija e paftuar
 Ofroi besnikëri dhe dashuri
 Trupit tim të etur.

Si trupi qiellor i fëmijëve
 Vet dielli në kasollën time
 Natyrë virgjër si kreshtë mali
 Krijesë që frymon oxhakun tonë.

Ti je larg atje...bordel neveri
 Në ajrin e qelbur të krimit trupor
 Nën baltën e jetës së ndotur
 Ndëgjohet melodia e karrocierëve të natës .



POETI YNË

Pasardhësit si drita e alfabetit
 Erdhën në këtë mjedis të pasur
 Ju vetëm mund të imagjinoni
 Princin e familjes së juaj.

Rron si një aristokrat
 Në shoqërinë gjysmë të robëruar
 Është kalorësi i familjes
 Në dyluftim me kohën.

Sjellja thesar i tij
 Pasuria kënaqësia mendore
 Pasanik i pashterur në shpirt
 Kalorësi i ditëve tona.

Netët e varfëra të pleqërisë
 Dëshira e paepur për ju
 Gjthmon inspirim i pashtershëm
 Për krijuesin Poetin Tonë


 

BALADË

Ndëgjohet madhështia në freskinë e natës
 Thua se
 Tingujt vallëzojnë në ajër
 Kënga e rapsodit më strehon
 Lyra me fuqinë e saj thotë
 Eja ndëgjo i dashur
 Përjetimet e vashëzës baladë.

Në verandën e mbuluar me gjethe
 Të verdha kuqremta gjelbërta
 Uji i ftohtë i kroit
 Begatojnë notat e baladës.

E dashura ime mbylli sytë
 Udhëton larg në likenin tonë
 Ku mjellmat dhe dashnorët vallëzojnë
 Në muzikën e mesnatës.

Vallja e yjeve përcjell
 Harmoninë e akordeve
 Si shkopi i magjistarit
 Derdhen yjet në ajër.




TRE VËLLEZËR

Hyrën si tre gladiatorë
 Të ngritur dhe shtatëlartë
 Qëndrimi i tyre dinjitoz
 Pasuroi ditën tonë.

Drita që reflektonin
 Mbushi dhomën e vogël
 Me trup të fuqishëm
 Fisnikët e familjes.

Sinqeriteti i tyre cilësor
 Na pushtoi me krenari
 Modest në sjellje dhe bisedë
 Brengat na lehtësuan.

Princi i mesëm në moshë
 Më përkujtoi Aristokratin e familjes
 Madhëria e këtyre djelmoshave
 Takon Zonjës se Bekuar të shtëpisë.
 U largova për një kohë të shkurtë
 I gjeta në rrugë si tre kolonë të tempullit kështjellë
 I ftova në një tryezë të rrumbullakët të drekës
 Këta tre Kalorës Arbanë.



VALLE MESNATE

Ndëgjohen zëra të qeshurat virusal
 Festojnë festën e zjarrtë
 Janë të panjohur ajo më mahniti
 Buzëqeshja sfiduese më ftoi në tavolinë.

Për ball kamini i lundëron dritat
 Klubi poeti kujton 1001 netët
 I etur edhe për një shikim të saj
 Dërgoj porosi telepati mentale.

Mesazhi arriti në ndjesinë e saj
 I ngriti sytë të më takoj
 Trupi i hollë fytyra joshëse
 Shikjoi kah dera e posa hapur.

Nuk arrita të mësoj si ndodhi
 Ulur afër pishinës hëna më shoqëron
 U afrua gracioze me gishtë në buzë
 Më mbuloi joshja ekstaza e saj.

Vallja e yjeve në pishinë vazhdon
 Muzgu u çudotur u dorëzua epshit
 Dëshira e flakët dritat I neutralizoi
 Unë ajo dhe vallja në pishinë…



TROKITJA

Lindte çdo ditë posi dielli
 Shikjoja dhe pyesja pasqyrën
 Një ditë e ndala hirësinë e saj
 Veshur me kostum dhe atlete
 Në shtegun e preferuar
 Djersitur freskët dhe e njomë
 Si lulet e para në bjeshkën me dëborë
 Mbuluan hapësirën time
 Gishtat e duarve stërhollë
 Shtati si lisi në qiellin erotik.

Drejtova sytë në te
 Morra përgjigje të ngrohtë
 Përshëndeti ftesën për pije
 Tek pallua parku buzë West Egg

Erdhi si fryma e jugut të detit
 E ngrohtë dhe freskët
 Sytë e kalimtarëve u ngulitën tek vashëza
 Shprehnin ndjenjën e lakmisë.

Ofrova karrigën përball shtrihej kështjella
 Si bora e dimrit frikohesha shkrirjes
 Si bubullima sulmova retë e zeza…

Trokitja në derë më alarmoi
 Rrëmuja goditi qetësinë time
 Në dhomën e vogël në nënkulm
 Ajri i ftohtë dhe i ashpër
 Ndjeva dhimbje vështirë të skjaruar.

Mos më thirrni në emër mos kërkoni qiranë
 Mos më dëboni në dimrin e ngordhjes
 Lëkura ime e lirë juve nuk ju ngop
 As liria ime në varfëri ‘nuk ju mëkaton’.

Pushtetin tim të rrugëtimit jetësor
 Mbështetur në penë dhe fjalë
 Qëndisur vetëm me bukë dhe ujë
 Rrugëtoj këtë jetë të kësaj bote.



BISHË

Egërsira në trupin e tij
 Gjëmon posi stuhia në bjeshkë
 Tingëllon shumë hijerëndë
 Frika futet në vena të gjakut.

Pushteti buçitë pa kontroll
 Ulërinë pa artikuluar
 Përplasjet dhe shfryrjet
 Infektojnë rrethinën e pastër.

Vrullshëm si ujëvarja që bie nga lartë
 Eksplodojnë shkëmbinjtë uji avullon
 Fundoset jeta bisha triumfon
 Përpjekjet e furishme ngadhnjenjë.

Shkretë dhe primitiv në hije jeton
 Pret momentin dhe sulmon
 Godet furishëm gjurmët i fsheh
 Në detin e tërbuar frymëzohet.

Papërmbajtur ushqehet me thika
 Zjarri ate e udhëheq
 I stuhishëm ndaj mirësisë dhe butësisë
 Egërsira e pandershëm noton.

Një ditë shumë shpejtë një ditë
 Qelbaniku i palarë
 Do goditet nga mëshira dhe edukata
 Venitet dhe shuhet ky yll i ndyrë.

Shkëlqimi dhe madhështia
 E virtytit të ndershëm human
 Do notojnë në ujërat e qeta hapësinore
 Pa zhurmë bukur jeta do vazhdoj në vazhdimësi.



ZONJUSHË

MË DREJTO shtigjeve të pashkelura të dashurisë
 Mbuluar me gjethe të verdha të arta
 Në ujëvaret e fshehura të epshit
 Larg nga të prekurit e tradhtisë.

Në sferat e fshehura të Olimpit
 Në Romën e lashtë me verë
 Rrugët e shtruara me mëkate
 Në pafundësinë e imagjinatës ekstazë.

Në dhomën e çajit të geishas
 Veshur me kimono të zezë të magjisë
 Shfaqjet e zjarrta tingujsh
 Vallëzimet e perlave të kënaqësisë.

Tek ndjenjat e shfrenuara eskimeze
 Në ngricat e Arktikut dimëror
 Shpërblimi i pasionit të mirëpret
 Në igloo mbuluar me lëkurë të ariut polar.

Arritja në pjellën e fantazisë
 Imagjinata- arti i zonjushës
 Shkathtësitë e egra të natyrës
 Të na dërgon në botën magjepsëse të çmendurisë…



GJUMI

...kjo kohë e padukshme për shqisat
 Pushon qetë dhe rrëshkjet
 Ç ’ ndodh në kilometra segmente të trurit
 Gjumi patrembur pushon natën.

Dalur jashtë natyrës njeri
 Vrapoj në hapësirë
 Jam i vetmuar udhëtoj
 Mbi oqeanet dhe lartësitë e tokës.

Zëra të quditshme më presin atje
 Ngjyrat janë mbitokësore
 Shoh lumenj rrjedhin poshtë
 Jam i lehtë si ajri.

Ç’ është kjo unë fluturoj
 Në errësirën e plotë të galaktikës
 Ngutem dhe vazhdoj rrugën
 Më pret nuk di kush !

Dridhet jehon zëri në këtë botë
 Si dhoma e qelqit tërë zbukuron
 Shoh njerëzit e harruar që moti
 Bisedojmë hapur kënaqësia shoqëron.

Nuk di nga cila derë jam dalë
 Më mbulon siguria
 Asgjë nuk preki jetë e çuditshme kjo
 Ku shkuan shtëpia shkolla ime.

Shoh shumë larg këmbët ecin në ajër
 Duart më notojnë
 E gjithë kjo aq është aq spektakolare
 Gjeta veten në këtë bukuri.

Shputat e mia prekin këmbët e saj
 Ftohtë acar fluskat e dëborës
 Fus kokën nën mbulojsen e nxehtë
 Nuk dua të kthehem në këtë jetë.



NUK DUA

Aftësinë tënde neveritëse
 Fjalët me shumë ironi
 Xhelozinë si armën
 Nuk i dua këto.

Sillesh si grua
 Pispillosur dhe veshur ngushtë
 Ngjyrat që bëjnë betejë
 Nuk i dallon ti.

Gjuha e mëkatarit
 Fjalorthi ofendues pa shije
 Shprehjet e ndyrë me bagazh gri
 Je ti.

Karriga e turpëruar dhe lavirja
 Durojnë arrogancën tënde
 Aty fundoset egoja yte
 Mëshirë dhe keqardhje ndiej.

Kot është sjellja e katandisur dhe kopja e njeriut
 Më duhet të iki larg e më larg
 Të anashkalojë rrugën tënde të qëndisur
 Më granit dhe pllaka mermeri.

Me lejo të largohem
 Ujit të burimit ti besoj
 Shiut dhe dëborës të nënshtrohem
 Mbështetem në avullin që zhduket dhe nuk ka kohë.


  

VEJA E ZEZË

....latrodectus - veja e zezë merimangë
 Më çmend trurin e helmuar
 Ngjyrat e saj shpërthejnë në të eturit
 Vërsulen marrëzisht në të pambrojtur.

Më këmbënofullë të armatosur rëndë
 Përqafon ofron puthje të zjarrtë
 Sjell buzë hendekut dhe greminës
 Viktimën në hije e sulmon.

Vallja e dashurisë vazhdon
 Epshi ndëgjohet gjërë e gjatë
 Ai i përbuzur i vogël
 Shpartallohet ashpër nga zonja e zezë.

Qindëra qindëra pasardhës helmon
 Kufomat e shtrirë kundërmojnë
 Katër anët e natyrës së dashur
 Habiten gjelbrimi ajri uji.

Kanibalët e vegjël të vejushës
 Ofrojnë gosti të vërtetë
 Pipthat e gjata gllabëritin
 Të pafuqishmit...viktimat e vejës së zezë

Njerëzit syhapur shikjojnë quditen
 Ç’ bëjnë fundërrinat e pushtetshëm
 Shtrirë në kolltuqet e mëndafshtë
 Qëndrojnë para pasardhësve shumëngjyrësh.

Thirrë natyra vetëdija humanizmi
 Mos më bezdisni o ju njerëz jetëshkurtë
 Voziteni nga fuqia e vejës së zezë
 Kërkoni me pa-ndëgjueshmëri Varkën Noel...



ISHTE SHKRUAR


E zymtë dhe e heshtur
 Flokët e shkapërdredhur
 Në dorën e majtë cigarja e dredhur
 Në djathtën lulja e venitur.

Zëri me ton të ulur
 Një dopio tha e lodhur
 E zbrazi gotën kokëulur
 Në kafenen tek këndi i ngritur.

U ngritë me shpresë të shuar
 Këmbët shkonin në formë të padëshiruar
 U ndie shumë e tradhtuar
 Nga djaloshi me flokë të shkurtuar.

Deri në pafundësi e mashtruar
 Më foton në xhep të vizatuar
 E dehur u ndal para shtëpisë së vjetëruar
 Kuptoi se ëndrrat janë rrënuar.

Shkoi në shtëpi e papushuar
 Hapi derën papenguar
 U fut në shtratë e vetmuar
 E tëra ndodhi siç ishte shkruar.


 

PLEQËRI NË VETMI

Në ndërtesën gjigante i vetmuar
 Ndëgjohen këmbët zërat kumbojnë
 I lodhur nga skamja jetësore
 Barra e rëndë atakon supet.

Loti nuk më mundon nuk e ndiej më
 Ka kohë është shterur nuk pikon
 Në atë vend besimi gjysmë- gjallëron
 Duke pritur afërmit të dashuritë e mi.

Dera jo e kyqur ka kohë që fton
 Kalamajtë ulërimat klithmat britmat
 Shpirti i mjeruar lëngon për kujdes
 Një gotë ujë një buzëqeshje një mirëmëngjes.

Gjumi me gallop humb nga këndi im
 Thërras me zë të lartë mos më braktis
 Ditët e gjata pritja më mbërthen
 E ndiej errësirën në shpirtin e verbër.

Nesër uh…nesër ndoshta do vijnë
 Flokarta dhe Zeshkani yjet e mi
 Do lëshohen nga tavani në oxhakun tim
 Imagjinojë ngrohtësinë përqafimet të puthurat e zjarrtë.

Numroj yjet kërkoj të më shoqërojnë
 Në këtë natë të ndërrimit kalendarik
 Lartë në kështjellë trokasin momentet e fundit
 Topi me gjyle shpërthen në copëza dymijë e …..



SI THUA

...i uritur për të të parë
 Maleve dhe buzëdeteve të kërkova
 Doja të shijoj hyjneshën në fron
 Forcën e natyrës trupin tënd.

I ulur në karrigën pran dritares
 Porosita kafe i mbuluar me mendime
 Përcjellja hyrje- daljet
 Vonesa yte më çmend .

Digjem pas teje...
 Mendimet më robërojnë
 Jam i zhytur në artin e mundshëm
 Di se dashuria ime e vonuar
 Qëndron në mes të rrugës e lagur.

Tramvaji më mbuloi pamjen
 Shpejtë si rrufeja u ngrita
 Ç’ndodhë në mendimet e mia të zymta
 Frika dridhet si zogu në lis.

Duart e njoma dhe të buta
 Më mbuluan sytë pamja u errësua
 Cingërroi dija dhe vetëdija
 Era e lëkurës të tradhtoi

Ashtu si luani që njeh luaneshën
 Shtrati qiftin
 Lumi ujin.

Çaste këto zgjatën shekuj
 Ndjenjat magjike as vërshimet nuk e shlyejnë
 Të kapa për gishta eksituese
 Bota ime e tërë u dorëzua.



NUK ERDHE

Bërë akull i zi nga vuajtja
 Këmbët e ngrirë në acar
 Duartë nuk i ndieja
 Përse nuk erdhe përsëri...

Të prita në atë stuhi
 Të më dhurosh frymën tënd
 Të ndezish unin tim
 Derisa mjegulla mistike më shoqëronte.

Kokëulur u largova
 Deri te lumi i pulëbardhave
 Zëri i tyre ndëgjohej deri në kup të qiellit
 I imi vajtonte në gjoks.

Pulëbardha ime e dashur
 Mjegulla mistike më ndëgjoni
 I tregoni do e presë edhe nesër
 Mjellmën time të ëndrrës.



PSE URREN

Në nënkulmin e mbuluar me qelq
 Zgjohesh sheh qiellin blu
 Në mbrëmje yjet të thërrasin
 Pse urren !

Shikjimi kah laguna e largët
 Jahtat e ankoruara në gji
 Erën e rrjetëve të peshkatarit
 Mos shkelmo!

Dhomën tënde të ngrohtë
 Shtrati me emocione i ngarkuar
 Ndeshjet e shumta të ndjenjave
 Pse kundërshton !

Jorganin e mbuluar me trëndafile
 Jastëkun e lagur me lot
 Dhomën e epshit
 Pse trazon !

.....Ajo si dëbora
 E bardhë dhe e sinqertë
 U shkri u venit
 Pse dënon !

Larg përtej detit
 Nën dritat e aurelës
 Gjeti pasionin e dashurisë
 Pse quditesh !

Mbaje ëndrrat gjallë
 Në jetën tënde të fjalës
 Le të vërshojnë shkronjat
 E pamposhturës dashuri !



XHONKE

Turpërova gjatë
 Sokaqet e ngushta
 Gishtat pikinë dhe gjakojnë
 Dhimbje dhe urrejtje.

Kurthi sfidues
 Në bodrumin e lagshtë
 Përqafim të forte
 Më dhuroi.

Serenata epshi I lagshtësisë
 Më ftoi në paturpësi
 Mjedisi i stolisurë si ajkë e rinisë
 Si 1001 netët më mposhtën.

Kjo fole ime qetësuese
 Më deh me bar gjumi
 Duartë e thata
 Shumë të mavijosura.

Trupi në ekstazën e qiellit pitoresk
 Bie nga lartësia si pupla
 Ngjyrat parajsore të ylberit
 Mirëpresin trupin tim të kurban-izuar.



ZËRI I NËNËS

Emocionet ngulfatin
 Fjalët shteren
 Ndjenjat zhyten
 Në bukuri.

Kam shumë kënaqësi të shkruaj
 Për zërin që më përcjell
 Gjithmonë ishte pjesë e imja
 Tani shumë më shumë.

Gjashtëdhjetë vjet bashkëjetesë
 Më Zonjën e Shtëpisë
 Nënën time të dashur
 Lotët e thata më mbulojnë.

Më uron rrugë të mbarë
 Agjërim të lehtë
 Më përcjell për në punë
 Si një hije.

Papritmas shkurtazi dëgjojë zërin e saj
 Jehon si eho
 Mendimet heshtur freskohen
 Kujtimet për të kaluarën ringjallen.

Edhe pse në moshë
 Zëri i saj i njomë
 Si zëri i nënave
 Mallëngjen kujton dhe do.



PURPURT...

Dhe kur horizonti të përqafon
 Në qetësi dielli perëndon
 Ngjyrat misterioze të ftojnë
 Jetën e bekuar të intrigojnë.

S’ bashku me hijen e gondolierit
 Afrohesh bukuroshes mistike
 Të qeshurit sfidues të fton
 futesh në kështjellë pran kanalit.

Ngjitesh në dhomën e purpurt
 Të mahnit eleganca e shijes
 Lartë piktura me katër stinë
 Vëmendjen të arreston shijen shpërblen.

Dritarja me perde kadife
 Shkrep pamjen në parkun parajsë
 Lundëron bukuria përrallore
 Ndihesh i arratisur në të purpurt.

Shtrirë pran kaminit Napoleon
 Ndjenjat lotojnë nga gëzimi
 Si pupëza e Rumit dorëzohesh
 Gishtave femërore të dashurisë.



NA STREHO

Nga kthetrat e vjeshtës së vyshkur
 Vuajtjet e nënës mëmëdhe
 Britmat e dhimbjes
 Analfabetët e paskrupulltë.

Fundosjen e inteligjencës kreative
 Dijeninë e varosur në arkivole
 Urrejtjen e mbuluar që nga lindja
 Gënjeshtrat e kulluara shtetërore.

Pseudo-motivimin njerëzor
 Shkronjat e manipuluara dhe përdhunuara
 Historinë e kultivuar në kuzhinë
 Erëzat e helmuara.

Zyret nëndetëse ovale
 Frymorët që kundërmojnë gllabërim
 Varfanjakët spiritual me sy përbindëshi
 Luksin e tepruar shtetëror.

Dimrin e pafund në kotec
 Vogëlushet përqafuarë pran oxhakut të zbrazët
 Afshin e fundit të dhimbshëm të frymëmarrjes
 PERËNDI na streho na streho na streho…


 

JAM FAJTOR

Ekzistoj në këtë çmenduri
 Rrezatoj pleqëri
 Shoqëria e lodhur
 Sytë e uritur
 JAM FAJTOR…

Fjalët e thënë gabimisht
 Të bërat e pabëra
 Përvojat e mbledhura në rini
 Edukatën e fituar në kështjellën pasuri
 JAM FAJTOR...

Ndiej kënaqësinë e jetës
 Familja më begaton
 Burrëria kurrë e tradhtuar
 JAM FAJTOR...

Roli kryesor në jetën e qetë
 Orar i caktuar rutinor
 Veshur me pesë shtylla
 Frymëzuar nga qarqet besimtare
 JAM FAJTOR...

Anashkaloj argatët e dyfytyrësisë
 Arogantët e akumuluar
 Gënjështarët e pamoralshmit
 JAM FAJTOR...

Sjelljen e importuar nga nëntoka
 Stigmatizuarit e botës mondene
 Pispillosuritë e zyrave mëkatare
 Fundosuritë e botës ekonomike
 JAM FAJTOR...

Endacakët shqipfolës
 Migrimet e mileniumit të ri
 Varfanjakët mbi kontejnera
 Fabrikat e shitura
 Për kapitalizmin e hershëm
 JAM FAJTOR...

Suksesi i dobët në shoqëri
 Shëndetësia e pashëruar
 Bukuria magjepsëse e mposhtur
 Fjalët e idhta të sofistikuara
 Komercialet e shumta
 JAM FAJTOR...

Pyjet e ç’pylltarizuara
 Plehërat e hedhura në pastërti
 Kalldërmat e shëndruar në asfallt
 Idealet e ngatëruara në rini
 Dashuria e shitur në rrugë
 JAM FAJTOR...

Tjetërsohet prona e huaj
 Fuqia klanore mbretëron
 I dobëti i urti shkelen
 Shantazhohet i buti
 Kafshatën ia merr jetimit
 JAM FAJTOR...

Të ngacmojnë ndenjat
 Të ofendojnë qytetin e bukur
 Shkelin padrejtësisht gjakëpirësit
 Ankesat përplasen në fytyrë
 JAM FAJTOR...

Kur Dielli lind në perëndim
 Vërshojnë krijesat shkatërruese
 Dita e llogarisë vjen
 Frika të mbërthen
 Je i humbur në hapësirë
 Godet dënimi i merituar
 Dhembja e hatashme
 Shpirti kalon në amshueshmëri
 Errësira flaka horizontet e pafund
 Shkallë shkallë dënohesh
 Egoja nuk ekziston
 Dhembja dhembja dhembja
 JE FAJTOR...

Zëri trishtues
 Ndëgjohet në kup të qiellit
 Lëkura digjet pandërprerë
 thua ..ah...sikur të mund të përmiresoja
 gabimet gjynahet mëkatet e bëra

JE FAJTOR
 JE FAJTOR
 JE FAJTOR.....



FANTAZMAT E SË KALUARËS

Iu dorëzuam jetës së lirë
 Shikonim larg edhe më Larg
 Notonim në kënaqësit e fituara lehtë
 Shpresonim dhe besonim në ëndrra.

Ndëgjova ushtimën frikësuese
 Zërat më rrethuan
 Epshi i dhunës ndihej në ajër
 Thirrja tmerruese jehoi fortë.

Ktheva kokën prapa
 Skenat e gjakosura dhe të gjymtyrët e prerë
 Figurat e ndryshe aritmetike
 Arti kubist mbuloi qytetin.

Retë e dendura ndërruan formën
 Papritmas si me dorë fryma u ndal
 Bërtita deri në kupë të qiellit
 Jo jo përsëri.

Fantazmat e së kaluarës
 Kalëronin shpejtë para
 Si ujëvarja në hapësirë
 Prinë në përleshjet e mallkuara.

U zgjuan krijesat njerëz në hije
 Vrulli i tyre na rrëmbeu
 Shkatërronin çdo gjë
 Si vërshimet epike.

Urrejtja shpërtheu
 Si gejzeri në ajër
 Lartë në atmosferën rrënqethëse
 U bashkuan me fantazmat.

Na goditën nga të katër anët
 Si furtuna e bjeshkëve
 Dhunuarit torturuarit vrarët
 Prehen në varret e panjohura.



BOEM


Mesnata në kalldërma deh artistin
 Si verë e kuqe margaritar
 Dhimbja dhe vetmia nuk ekzistojnë
 Katër telat e kitarës stolisin.

Jemi mbledhur në zjarrin e kejit
 Poetë gazetarë piktorë
 Dashuria e lirë dhe e verbër
 Ne na frymëzon.

Jeta dhe shpirti urban
 Banon në Shadërvanin gjallesë
 Veprat tona shumë para kohës
 Bëjnë dashuri në këtë skut.

Mos na gjuani me vështrimet e juaja
 Si meteori që godet panjohurën
 Ne presim mëngjesin dhe magjinë e tij
 Ju këndoni në foletë e juaj.

Heshtazi në mrekullinë e rrezeve të para
 Përqafuar me lumturinë e bukurës ditë
 Do lëshojmë skenën shkëndijës natyrë
 Në të pa-emërit boemët e qytetit. 




SHENIME PËR AUTORIN

Tyran Spahiu u lind në Prizren, 25/10/1954. Arsimin fillor e ka ndjekur në shkollën "Mustafa Bakiu", arsimin e mesëm në Gjimnazin e Prizrenit "Gjon Buzuku", kurse studimet  i ka kryer në Universitetin e Prishtinës - drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Jeton, punon dhe krijon në Prizren.

Botimet
 1. Vargje Poetike I......... 1999
 2. Vargje Poetike II ........Jeta është dhunti
 3. Vargje Poetike III ........Mbaje ëndrrat gjallë
 4. Vargje Poetike IV.........Poezia Buron nga zëri i brendshëm
 5.Learn Your Dream Language- Mëso Gjuhën e ëndrrave. English Grammar and Visual Dictionary.

Jahe Fida - Tek ti sofra poetike!


Tek ti sofra poetike!

Tek ti sofra poetike s’ndjej të ngopur

sa herë ushqehem ndjej me shumë uri
poetët gatuar, gjellët s’kanë të sosur
shpirti më ngrohet, frymëzim gjej aty…

Tek ti sofër poetike s’ndjej të ngopur

me aromëm tënde mbush me petale
që më sjellin më të bukurën tortë
vargje poetësh si dekore lule’…

Tek ti sofër poetike dua të ri
dhe unë të shtroj ndonjë pjatë
do desha pjata të ish gjithë ëmbëlsi
pjatë e bukur, mbushur plot mjalt…

25. 02. 2015

Thursday, May 15, 2014

Dy poezi nga Robert Frost


Rrugë e parrahur.

Dy rrugë në një pyll të zverdhët u takuan
Mjerisht që të dyja s’i vazhdoja dot
E si udhëtar që isha, gjatë u mendova
Gjersa një përkulej në gëmusha e driza
Sa larg mund të shihja, njërën e vështroja

Pastaj tjetrën mora, e drejtë sa më s’kish
Dhe mbase ajo kishte më t’mirë pretendim
Sepse kishte bar edhe duhej rrahur
Ndonëse për atë punë, kalimi mbi to
Ishin t’dyja shkelur pothuajse njësoj

Dhe atë mëngjes të dyja njësoj shtrihen
Mbi gjethe s’kish shkelur ende asnjë hap
Oh, unë mora të parën edhe për një ditë
Porse duke ditur një rrugë të qet diku
Aty ku u nisa s’doja t’kthehesha prapë

Duke psherëtirë këtë duhet ‘tregoj
Një herë e një kohë më parë , kujtim
Dy rrugë në pyll takuan, dhe unë
Më pak të rrahurën mora
Për mua ka bërë gjithë atë ndryshim

Sipas anglishtes: Road not taken


Zjarr dhe akull

Disa thonë se bota në zjarr do marrë fund
Ca të tjerë në akull thonë
Por nga ç'kam shijuar në dëshirë
Unë jam me ato të zjarrit më mirë
Por po të duhej të ndodhte dy herë
Për urrejtjen unë shumë di, mendoj
Të them se për shkaëtrrim
Akulli - i mirë fare, e do të mjaftojë.

SIpas anglishtes së autorit: Fire and Ice
____________________________

Shqipëroi & përgatiti për Sofra Poetike:
Halit Beka (Methasani)

15 Maj 2014

Khalil Gibran - Poezi

Një cikël poezish nga poeti & filozofi i madh libanez, Khalil Gibran:

VETËDIJE

Dhe një burrë tha, «Na fol për vetëdijen»
Ddhe ai u përgjigj, duke thënë:
Zemrat tuaja sekretet e ditëve e netëve, në heshtje I dinë
Por veshët tuaja për tingullin e diturisë së zemrës vuajnë etjen

Ju do ta njihni në fjalët që gjithmonë në mendje keni ditur....

Trupin cullak të ëndrrave tuaja, me gishta do ta preknit
Dhe mirë do të bënit

Lixha e fshehur e shpirit tënd patjetër të shpërthejë duhet
e gjer në det gurgullimën të rrejdhë.
Dhe thesari i thellësive ‘tua të pafund, syve të tu do t’i zbulohet.
Dhe thellësi të njohurisë tënde, me shtizë a linjë zëri, mos kërko
Se vetja është det i pakufi e i pamatë

«Kam gjetur të vërtetën» mos thuaj
por, « Një të vërtetë kam gjetur »
«Kam gjetur rrugën e shpirtit» mos thuaj
por, « Në ecje mbi rrugën time, shpirtin kam takuar »
Se shpirti mbi gjitha rrugët ecën

Shpirti mbi tel nuk ecën, dhe as si zunkth nuk rritet
Si zambak petal-panumërt shpirti veten shpalos.



Dy Vetmitarët

Mbi një mal të veçuar jetonin
dy vetmitarë që Zotit i luteshin
Dhe njëri –tjetrin e donin

këta dy vetmitarë, tani
një tas prej balte kishin
dhe kjo ishte e vetmja pasuri

Një ditë një shpirt i lig e përshkoi
vetmitarin më të madh
dhe më të voglit i tha me gojë:

Moti kemi që bashkë jetojmë
Ka ardhur koha që të ndahemi duhet
dhe pasurinë tonë lypset ta pjesëtojmë

Atëherë vetmitari i vogël u trishtua e tha:
Që të më lësh kërkon,
Më pikëllon , o vëlla!

Por nëse patjetër të duhet
atëherë ashtu u bëftë!
Dhe tasin e baltës ia solli e i tha:
«Ne këtë nuk mund ta ndajmë
E jotja qoftë, o vëlla»

Atëherë i pari tha:
Lëmoshë unë nuk pranoj
Asgjë nuk do të marr,
pëveç ç’të më takojë

Pra, tasi do të ndahet-
tha vetmitari parë.
Atëhehrë, tha më i riu:
Ç’ja vlen po u thy tasi
Kur s’është për ty as mua?
Hedhim tek a çift,
kujt t’i bjerë fati.

Por i pari tha sërish:
Veç drejt e timen dua nga ti
Shortit me rastësi koti,
nuk i besoj drejtësi

Tasi do të ndahet mes teje dhe meje
I riu nuk mundti t’arsyetojë më tej

Tha: Si thua ti u bëftë, le ta thyejmë tani
me tasin do bëjmë si të thuash ti»

Por fytyra e të parit
u nxi keqaz, gjëmoi:
O ju frikacakë të mallkuar,
mes vedi mos u loftohi!

 

Kënga e burrit

Unë prej çastit fillestar këtu kam qenë
E prore. këtu jam, ende
Dhe gjer në fund të botës këtu do jem
Se të pafund qënia ime i ka brengat

Qiellit të paanë iu solla,
rreth botës së përkryer fluturova,
por një rob i kufizuar, ja ku jam
dhepse kupës qiellore pluskova

Dëgjova mësimet e Konfucit
Veshin u vura të Brahmës Urtësi
Nën pemën e Diturisë Pranë Budës kam ndenjur
E prapë, ja ku jam, me padije e herezi.

Në Sinai isha kur Jovani Musain takoi
Mrekullitë e Isait në Jordan parë kam
Në Medine isha kur Muhamedi vizitoi
Dhe prapë, rob i shushatjes ja ku jam.

Dëshmova pastaj fuqinë e Babilonisë
Për lavdinë e Egjyptit mësova
Pashë madhështinë luftarake të Romës
E prapë nga mësimet e herëshme dobësinë
dhe brengat e këtyre arritjeve kuptova.

Me magjistarë të Ain Durit besedova
Unë debatova me klerikë t’Asirisë
Nga profetë të Palestinës kallëza thellësie mblodha
E prapë kam mbetur në kërkim të vërtetësisë

Unë mençuri vola nga India e qetë
lashtësinë e Arabisë kam provuar
Dëgjova gjithë ç’ka mund të dëgjohet
E zemra më mbeti shurdh e qorruar

Në duar despotësh sundimtarë vuajta
Robëri hoqa nën pushtues të çmendur
Uri kam vuajtur prej tiranisë mëshuar
E prapë pak fuqi e brenshme më ka mbetur
Me të çdo ditë për të përshëndetur

Trurin e kam plot por zemrën boshatisur
Trupin e plakur por zemrën prej çilimie
Mbase në rini zemra do më rritet
Por unë lutem të plakem, atë çast të arrij
Tek Zoti të rikthehem,
Zemra veç atëherë do më mbushet vërtetë!

Unë prej çastit fillestar këtu kam qenë
E prore. këtu jam, ende
Dhe gjer në fund të botës këtu do jem
Se të pafund qënia ime i ka brengat

 

Kënga e fatit

Njeriu e unë janë të dashuruar
Ai më don e për të unë heq
Por një rival dhimbje na sjell
mes nesh na del, sa keq!
.
Zemërgur që veç kërkon
Që si me karrem na josh
Emrin materie e ka
Veç na ndjek ngado që shkojmë
Na shikon si një rojtar
Të dashurin ma lodh, më keq nuk ka.

Dhe kërkoj të ëmblin tim
Poshtë pemëve, për nga liqenjtë
S’e gjej dot, sepse materia
Turrin për qytet ia ka dhënë

Dhe mbi fronin e pasurisë
drithëruese të metaltë e vendosi
E thërras me zërin e diturisë
Dhe këngë të urtësisë

Por ai veshin s’ ma vë
Se materia në qeli t’egoizmit
ku kopracia banon, e shtyn

E kërkoj në fushë të kënaqësisë
Por i vetëm jam, se rivali
Me zinxhir të artë, në dhimbje.
Në shpellë të grykësisë
Dhe babëzisë e ka burgosur

N’agim atij i thërras,
Kur natyra buzëqesh
Por ai s’dëgjon se tepria
Sytë droguar ja ka vesh.

Në mbrëmje e kuboj
Kur heshtja zë e sundon
Dhe lulet bien e flënë
Po prapë andej s’dëgjon
Se frika e së nesërmes
Ç’do t’sjellë e mundon
Mendimet i errësohen
Se mua më dashuron

Ai kështu më kërkon
Por dot nuk do t’më gjejë
Përpos në vepra t’ Zotit

Ai më kërkon mua
N’grehina të lavdisë së tij
mbi kocka ’tjerëve ndërtuar
Nga stivë ari e argjendi
Ai më pëshpërit

Por mua do’më gjejë
nga shtëpi e thjeshtësisë
Që Zoti ka ndërtuar
Buzë përroit të dashurisë

Ai para sëndyqeve të tij
t’më puthë orvatet
Por buzët e tij të mijat
Do mund t’i prekin dot
Veç në pasuri të flladit

Pasurinë e tij përrallore
me mua ta ndajë kërkon
Por pasurinë e Zotit
nuk mund ta braktis dot
Mantelin e bukurisë dot s’e heq

Ai kërkon mashtrim për mjete
Unë veç mjetin e zemrës tij do kërkoja
Në qelinë e ngushtë ai zemrën e tij lëndon
Unë me tërë dashurinë time
zemrën do ja pasuroja

I dashuri im ka mësuar të vikasë
dhe armikun tim- substancë-të thërrasë
Unë si të derdhë lot dashurie do ta mësoja
Dhe mëshirë prej syve të shpirtit të tij
për gjithë gjërat
Dhe psherëtima kënaqësie
përmes atyre lotëve të flasë.

Njeriu është i dashuri im
Atij dua t’i përkas.

 

Kënga e lules

Unë jam një fjalë mirësie prej zërit të natyrës
Thënë e stërthënë
Jam një yll prej tendës blu
mbi tapetin e gjelbërt rënë

Unë jam bijë e elementëve
Me të cilën dimri ka ngjizur
Së cilës Pranverës i dha jetë
Në prehër të Verës qeshë ulur
Në krevat të vjeshtës fjetur

Në agim unë me flladin bashkohem
Ardhjen e dritës të njoftoj
Në mesditë u bashkohem zogjve
Që dritës lamtumirën t’i uroj

Fushat me ngjyrat e mija të bukura – zbukuruar
E ajri me aromën time parfumuar

Teksa dremitjen unë përqafoj
Sytë e natës mbi mua vështrojnë
E ndërsa zgjohem, diellit sytë ia ngul
I vetmi sy i ditës që shikojmë

Dhuratë e të dashuruarit jam - e dasmës kurorë
Unë jam kujtimi i çastit të gëzimit
Nga i gjalli për të vdekurin - e fundit dhuratë
Pjesë e lumturisë dhe pjesë e pikëllimit

Por unë shikoj lart të shoh vetëm dritë
që hijen time mos ta vështroj
Kurrë sytë unë s’i hedh poshtë
Kjo është mençuria që njeriu duhet të mësojë

 

KËNGA E VALËS

Bregu i ashpër – i dashuri im
Dhe unë zemër-ëmbla e tij
Më në fund bashkuar prej dashurisë
Dhe pastaj hëna prej tij më heq
Drejt tij me nxitim shkoj, e largohem
Me mjaft lamtumira të vogla, pa dëshirë,

Unë nga pas horizontit ‘kaltër me të shpejtë vidhem
Që argjendin e shkumës sime mbi arin e rërës së tij të hedh
Dhe në shkëlqimin e shkrirë përzier humbasim

Unë i shuaj atij etjen dhe zemrën ja zhys
Ai inatin ma mposht dhe zërin ma zbut
Në agim unë rregullat e dashurisë mbi veshë ja recitoj
Dhe ai përmallshëm më përqafon

Në mesditë i këndoj atij këngën e shresës
pastaj ca fëshfërima të lehta në faqe i lë
Unë jam e shpejtë dhe e frikshme
por ai i qetë, durueshëm dhe i matur
Gjoks i tij i gjërë më shëron mua t’lëvizshmen.

Kur dallga vjen, njëri tjetrin përkëdhelim
Kur ajo tërhiqet, me lutje në gjuj i përulem

Me mermaidat mjaft herë kam vallëzuar
Teksa ngjiten nga thellësitë për të pushuar
përmbi kreshtën time, e yjet për të kundruar
shpeshherë të dashuruarit kam dëgjuar
për vogëlsinë e tyre të ankohen,
dhe të rënkojnë i kam ndihmuar.

Shpeshherë me gurët jam tallur
E me një buzëqeshje i kam përkëdhelur
Por kurrë gajasje prej tyre s’mora
Sa herë shpirtrat që mbyteshin kam ngritur
Dhe në bregun tim të butë i kam nxjerrë
Ai fuqi atyre u jep, ndërsa timen ma merr

Shpeshherë gurë të çmuar nga thellësitë
kam vjedhur, e bregut tim të dashur ja kam sjellë
Ai në heshtje i pranon, por unë prapë jap
se ai gjithmonë më mirëpret, si përherë

Nën peshën e natës, kur gjithë krijesat
Shpirtin e Dremitjes kërkojnë
Unë ndenjur qëndroj, e përherë e zgjuar
Një herë këndoj e tjetrën rënkoj
Ah, medet, më dobësoi pagjumësia!
Por unë jam e dashur,
dhe e vërteta e dashurisë është e fortë
E lodhur mund të jem, por për të vdekur, kurrë


 
LAMTUMIRË

Dhe tani ishte mbrëmje

Dhe fallxhorja Almitra tha, «Bekuar qoftë kjo ditë, ky vend dhe shpirti yt që ka folur»
E ai u përgjigj: A isha unë që fola? A nuk isha edhe dëgjues?
Atëherë ai zbriti shkallë e tempullit dhe të gjithë njerëzit i shkuan pas. Dhe ai mbërriti anijen dhe qëndroi mbi kuvertë.
I kthyer nga njerëzit sërish, ai e ngriti zërin e tha:
O njerëz të Orfalisë, era po më shtyn t’ju lë.
Më i shpejtë se era jam, por prapë më lypset të iki.
Ne endacakë, gjithnjë në kërkim të rrugës më të shkretë, aty ku ngrysemi nuk gdhihemi, dhe aty nuk gdhihemi s’na zë muzgu.
Edhe kur toka flë, ne udhëtojmë
Ne jemi farë e bimës së fortë, dhe e kemi në pjekurinë e plotësi të zemrës sonë që i jepemi erës dhe të shpërndahemi.
Të shkurtra ishin ditët e mija mes jush, dhe të shkurtra fjalët që kam thënë.
Por po të shuhet zëri im në veshët tuaj, e dashuria ime të zhduket nga kujtesa, atëherë sërish do kthehem.
Dhe me një zemër më të pasur e buzë më të buta e të nënshtruara ndaj shpirtit do të flas.
Po, me dallgën do të kthehem
Dhe ndonëse vdekja do të më fshehë, heshtje edhe më e madhe do të më palosë,
Por prapë mirëkuptimin tuaj do të kërkoj.
Dhe jo më kot do ta kërkoj
Nëse gjithë ç’kam thënë është e vërtetë, ajo vehten me zë më të qartë do ta zbulojë, dhe me zë më miqësor ndaj mendimeve tuaja.
Unë iki me erën, o popull i Orfalisë, por jo poshtë në zbrazëti
E nëse kjo ditë nuk është përmbushje e nevojave tuaja dhe dashurisë sime, atëherë le të jetë një premtim deri në një ditë tjetër. Dije atëherë, se nga një heshtje më e thellë do të rikthehem.
Mjegullnaja që tutje rrëshqet në mëngjes, e veç vesë lë pas në fusha, lart do të ngjitet e re do të mblidhet, që shi më pas të derdhet.
Dhe unë më ndryshe se mjegulla s’kam qenë.
Në heshtjen e natës në rrugët tuaja kam ecur,
dhe shpirti im në shtëpitë tuaja ka hyrë
Dhe rrahjet e zemrave tuaja në zemrën time kanë qenë
E fryma juaj në fytyrën time biente, e të gjithë ju njihja.
Po, e dija gëzimin e dhimbjen tuaj, dhe në gjumin tuaj ishin dhe ëndrrat e mija.
Dhe shpeshherë mes jush një liqen mes malesh kam qenë
Unë pasqyroja majat në ju dhe shpatet e pjerrëta,
Madje, dhe tufat kalimtare të mendimeve e dëshirave tuaja.
Dhe në heshtjen time i gazi i fëmijëve tuaj përrenj më erdhi
dhe malli për rininë më erdhi në lumenj.
Dhe kur thellësitë e mia përrenjtë e lumenjtë mbërritën ,
prapë së kënduari s’pushuan.
Por prapë më i ëmbël se gazi e më i madh se malli më erdhën.
Në ju ish e paanë;
Njeriu madhëtshtor në të cilin jui veçse qeliza e tejza jeni;
Ai të cilit hymne i këndoni s’është veçse e patingullt dridhje.
Mu në burrin madhështor ju jeni të mëdhenj.
Dhe duke parë atë, ju shihja e doja juve.
Për ç’largësira dashuria mund të mbërrijë që nuk janë në atë rruzull të madh?
Ç’pamje, ç’pritshëmri e hamendësime mund ta tejkalojë atë fluturim?
Si një ah i stërmadh, me lule molle mbuluar është burri madhështor në ju.
Mendja e tij ju lidh ju pas toke, aroma e tij ju ngre në hapësirë, dhe në jetëgjatësinë e tij i pavdekshëm je.
Të është thënë se, madje si vargoi, je aq i dobët sa edhe hallka më e dobët.
Ajo s’është veçse gjysma e së vërtetës. Ti je edhe aq i fortë sa edhe hallka më e fortë.
Të masësh ty nga puna më e vogël është si ta vlerësosh fuqinë e oqeanit pas dobësisë së shkumës së tij.
Të gjykosh ty nga dështimet është si të fajësosh stinën për paqëndrueshmërinë e saj.
Po, ti je si oqean
Dhe, ndonëse anijet e ankoruara fort presin dallgën në brigjet tuaja, e prapëseprapë, sikundër një oqean, ti s’i nxit dot dallgët.
Dhe si stinët je dhe ti,
Dhe ndonëse në dimër e mohon pranerën
Prapë pranvera, që prehet në ty, në dehjen e saj buzëqesh dhe nuk fyhet
Mos mendo se unë i them këto gjëra që ju mund t’i thoni njëri-tjetrit:
«Ai na vlerëson mirë. Ai veç të mirën ka parë në ne»
Unë ju flas vetëm me fjalë për atë që ju vetë e dini me mend.
Dhe çfarë është fjala dituri veçse hije e diturisë së pafjalë?
Mendimet tuaja dhe fjalët e mia janë valë nga një kujtesë e vulosur që të djeshmet tuaja.mban mend.
Dhe prej ditëve të herëshme, kur toka s’na njihte ne dhe as veten e saj,
Dhe prej netëve kur toka ishte e punuar me rrëmujë,
Burrat e urtë kanë ardhur tek ju të japin mençurinë e tyre. Unë erdha të marr prej mençurisë suaj:
Dhe shh, unë kam gjetur atë që është më e madhe se mençuria.
Është një shpirt flake në ju që përherë mbledh më shumë nga vetëvetja,
Ndërsa ti, pa ia vënë veshin rritjes së saj, vajton shuarjen e ditëve tuaja,
Ajo është jetë në kërkim të jetëve në trupat që i frigohen varrit.
Këtu nuk ka varre
Këto male dhe bimë janë djepa e gurë kalldrëmi.
Saherë që mbi fushë kaloni ku të parët tuaj prehen keni shtrirë, shiko mirë atje, dhe veten dhe fëmijët do tuaj shohësh tek vallëzojnë dorë përdore.
Vërtetë ju shpesh gëzoheni pa e ditur.
Të tjerë kanë ardhur tek ju, të cilëve për premtime të arta që ju kanë bërë besimit tuaj, ju u keni dhënë veçse pasuri, pushtet e lavdi.
Më pak se premtim ju kam dhënë, dhe prapë më bujarë me mua jeni treguar.
Ju më keni dhënë etje më të thellë pas jete.
Njëmend nuk ka dhuratë më të madhe për njeriun se ajo që i shndërron të gjitha synimet e tija në buzë që përvëlohen dhe gjithë jetën në një gurrë.
Dhe këtu ndodhet falënderimi e shpërblimi im.
Që saherë të vij tek burimi të pij, unë gjej ujin e gjallë të etur vetë:
Dhe ai më pi mua ndërsa unë pi atë.
Disa prej jush më kanë quajtur krenar dhe sedërli që të marr dhurata
Vërtet, tejet krenar jam që të marr pagesa, por jo dhurata.
E ndonëse manaferra e boronica kam ngrënë nëpër kodra kur ju në sofrën tuaj më keni ulur.
Dhe në verandë të tempullit kam fjetur kur ju me gëzim do të më strehonit,
E prapë, a nuk ishte ndërgjegja juaj e dashur e ditëve e netëve të mija që ma ëmbëlsoi ushqimin në gojë dhe ma rrethoi gjumin me vegime?
Për këtë ju bekoj më së shumti:
Ju jepni shumë dhe nuk e dini fare se keni dhënë.
Vërtetë, mirësia që veten vështron në pasqyrë, shndërrohet në gur,
Dhe një punë e mirë që e pagëzon veten me emra përkëdhelës,
bëhet prind i mallkimit,
Dhe disa prej juve më kanë quajtur sehirxhi, dhe i dehur me vetminë time,
Dhe ju keni thënë, «Ai këshilohet me drurët e pyllit, por jo me njerëzit,
Ai rri vetëm në maja kodrash dhe sheh poshtë mbi qytetin tonë.»
E vërtetë është që u jam ngjitur kodrave dhe në vende të largëta kam ecur.
E si mund t’ju shihje përveçse nga lartësi të mëdha e prej tej së largu?
E si mund të jesh vërtetë afër përveçse duke qenë larg?
Dhe të tjerë mes jush më kanë kërkuar, jo me fjalë, dhe ata thonë,
I çuditshëm, i huaj, dashnor i lartësive të pakapshme, pse banon mes majash ku shqiponjat ngrenë foletë?
Pse kërkon të paarritshmen?
Çfarë stuhishë kërkon të zësh në rrjetë?
Dhe për çfarë zogjsh mjegullor gjuan në qiell?
Eja dhe bëhu një prej nesh.
Zbrit dhe shuaj urinë me bukën tonë dhe etjen me verën tonë shuaje »
Në vetminë e shpritit të tyre ata i thanë këto gjëra;
Por po të ish vetmia e tyre më e thellë, do ta dinin se përpos sekretit të gëzimit e dhimbjes suaj, unë asgjë s’kërkoja.
Dhe unë gjuaja për vetet tuaja më të mëdha që ecin në qiej.
Por gjahtari ishte idhe i gjuajtur:
Sepse mjaft prej shigjetave të mia i iknin harkut vetëm për të gjetur gjoksin tim.
Dhe fluturaku ishte edhe zvarranik;
Sepse kur krahët e mi hapeshin në diell, hija në tokë ishte një breshkë.
Dhe unë besimtari isha edhe dyshuesi;
Sepse shpesh e kam vënë gishtin mu në plagën time që të mund të kisha besim më të thellë tek ju, dhe më thellë t’ju njihja.
Ndaj dhe prej këtij besimi e dijenie edhe them:
Ju nuk jeni të mbështjellë në trupin tuaj, as të përmbajtur në shtëpi a fusha.
Ai që ju jeni banon mbi male e rrugëton me erën.
Nuk ka kurrgjësend që të zvarritet në diell për ngrohtësi apo gërrmon në vrima në errësirë për siguri.
Por një gjë e lirë, një shpirt që mbështjell botën e që lëviz në eter.
Nëse këta janë fjalë të paqarta, atëherë mos kërko t’i sqarosh.
I paqartë e i mjegullt është fillimi i të gjitha gjërave, por jo fundi,
Dhe do dëshiroja që ju të më kujtonit mua si një fillim.
Jeta, dhe gjithçka jeton, është krijuar në mjegull e jo në kristal.
Dhe kush e di se një kristal është mjegull në shkatërrim?
Këtë do të doja që ju të mbani mend duke më kujtuar:
Ajo që duket më të dobët e më të hutuar është më i forti e më i vendosuri.
A nuk është fryma juaj ajo që ju ka ngritur e forcuar strukturëne eshtrave?
Dhe a nuk është një ëndërr e cila asnjë prej jush nuk e mban mend ta ketë ëndërruar, që të ndërtosh dhe t’ia ngjasosh gjithçka është në të?
A s’do donit të shihni dallgët e asaj frymëmarrje dhe të mos dëgjoni asnjë tingull tjetër?
Por ju nuk shihni, e as dëgjoni, dhe kjo është mirë.
Perdja që sytë ju venit do të ngrihet prej endësit që e ka thurur atë,
Dhe balta që jua mbush veshët do të çpohet prej gishtrinjëve që e kanë gatuar atë baltë.
Dhe ju do të shihni.
Dhe ju do të dëgjoni.
E prapë, ju nuk do t’ju vijë keq që keni njohur qorrim, dhe as pendesë që shurdh keni qenë.
Sepse atë ditë do të njihni synimin e fshehur në të gjitha gjërat,
Dhe ju do të bekoni errësirën dhe dritën do ta bekoni.
Pasi tha këto gjëra, ai vështroi rreth e rrotull tij, dhe pa pilotin e anijes që rrinte në timon dhe herë shihte vleat e hapura e herë distancën.
Dhe ai tha:
I durueshëm, tejet i durueshëm, është kapiteni i anijes sime.
Era fryn, të shqetësuara janë velat;
Madje edhe timoni lyp drejtim;
E megjithatë kapiteni im pret heshtjen time.
Dhe këta marinarët e mi, që kanë dëgjuar korin e detit më të madh, edhe ata më kanë dëgjuar me durim.
Tani ata s’do presin më gjatë.
Unë jam gati.
Rrjedha ka mbërritur detin, dhe edhe një herë nënëmadhja e merr të birin ta mbajë në gjoks.
Lamtumirë, popull i Orfalisë.
E soçmja ka mbaruar.
Po na avitet mu si zambaku i ujit drejt së nesërmes së tij.
Ajo çka na është dhënë këtu do ta mbajmë,
Dhe në mos na mjaftoftë, atëherë sërish lypset të bashkë dhe sëbashku t’i shtrijmë duart drejt dhuruesit.
Mos harro, se unë do të kthehem sërish tek ju.
Veç pak kohë, dhe malli im do të mbledhë pluhur e shkumë për një tjetër trup.
Veç pak kohë, një çast pushimi mbi erë, dhe një tjetër grua do të më bartë mua.
Lamtumirë juve dhe rinisë që kam kaluar me ju.
S’ishte veçse dje që ne takuam në një ëndërr.
Ju më keni kënduar në vetminë time, dhe unë prej përmallimit tuaj kam ngritur një kullë gjer në qiell.
Por tani gjumi ynë ka ikur dhe ëndrra jonë mori fund, dhe s’është më agim.
Mesdita na ka mbërritur dhe çapitja është shndërruar në ditë më të plotë, ndaj duhet të ndahemi.
Nëse në dritëhije të kujtesës u takofshim ndonjëherë, ne do të flasim sërish bashkë dhe do të më këndoni një këngë më të thellë.
Dhe nëse duart na u takofshin në një tjetër ëndërr, një kullë tjetër do të ngrej gjer në qiell.
Thënë këto, ai i dha një shenjë detarëve, dhe menjëherë ata ngritën spirancën dhe e liruan anijen prej cimave, dhe ikën kah lindja.
Dhe një vajtim erdhi nga njerëzit, si nga një zemër e vetme, dhe ajo ngriti pluhurin që kaloi mbi det si një bori e madhe.
Vetëm Almitra heshti, duke parë pas anijes gjersa ajo u zhduk në mjegull.
Dhe kur të gjithë njerëzit u shpërndanë ajo mbeti në këmbë e vetme mbi murin e detit, duke kujtuar me zemër thënien e tij:
«Për pak kohë, një çast pushim mbi erë, dhe një tjetër grua do t’më bartë mua»
____________________________________________________
Shqipëroi & Përgatiti për Sofrën Poetike: Halit Beka (Methasani)
15 Maj 2014

Monday, April 21, 2014

Grigor Jovani - E dashura ime

 
E DASHURA IME

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Bekuar qofsh, moj ditë!
Nëse ajo lindi në një ditë të vetme,
mua më lind përditë.

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Dreqi e mori, duhet të bëj një adet:
Dua t’i dhuroj të gjitha yjet...

e qiellit, ku më bëri mbret.

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
Yjet shikoj. Duart në xhepa kam rrasur.
Janë bosh... Pse më bëre të mjerrë?!
Këtë ditë, o Zot, të më bëje të pasur!

Sot ka ditëlindjen e dashura ime.
E pres këtu në breg. Më uron edhe deti...
Faleminderit, Imzot, që ma solle në jetë,
të hyjë pakëz dritë në jetën që mbeti.

Friday, September 27, 2013

Namik Selmani: Këshillat e vetes


Këshillat e vetes
Pas një bisede të mbrame me poetin Azem Shkreli
 

Mos u bëj poet, nëse s’mund të vdesësh
Për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë
                                                   Azem Shkreli


1.
Frerët e erërave ...

S’qenkan fort të lehta të mbahen te pëllëmba
Po duhet, poet, duhet,
Se na mrrolen sytë e agimeve e të muzgjeve tanë
E na thahen
Belbëzimet e tingullshqipes kur nis të marrë udhë kënga
E nga varri
ngrihen Bacalokët e rreptë me plisa e na mallkojnë.
 

2.

E dashurisë
T’i japim të gjithë urimet si gjerdanë me margaritarë
Përtej tradhëtive
Pendimi të mos na bëhet si kocka që fytin e çan.
Hej, POET!
Do të donim të ishim të gjithë sot farkëtarë
Që me rrezet diellore
të shkrinim urrejtjet në një kudhër ku zemra asnjëherë nuk ndal
 

3
 

E vdekja për FJALËN
do t’u bëhet të gjithë bardëve më e embël se sa të gjithë vdekjet.
Dikur do hirëzohemi,
po pas duhet të lëmë Brir Kënge e mjaltë ninulle
Në Mbretërinë e Territ
Trupi i secilit poet butësisht do të tretet
Me dhimbjen
Se vargjet s’u bënë si duhet Thesarë për tokën e gjyshërve
 

4
 

Shtrëngojmë shpërgenjtë
në djepe ku gdhendim diej, zogj e kokat e shqiponjës
Duart
edhe mund ta na lodhen e syrin na e vidhka gjumi.
Po duhet Bacë,f
Fjalët e pathëna t’i vëmë heshturazi në Murin e Kohës
E lulet e fjalës
Të na ndizen bukurisht në zemra si ngjyrë flamuri.
 

5
 

Drejt Portës së Këshillës
Kurrë mos e humbshim Flugerin e rrugës së gjatë!
E përherë të jemi
Fytyrëskuqur mes rrëfimit më të ndershëm në botë.
Veç Këshilla e vetes
Mos na u bëftë çengel që fjalën të na vrasë
E kurrë
Fjala e mençur shqipe të mos futet në arkivolin e ftohtë.
 

6

Fjala jote, diell të na bëhet, Baca Azem!
Fjala ylber të na bëhet
Për të pritur ditën që vjen!!!


Shtator, 2013

Wednesday, September 18, 2013

Fran Ukcama: Gjashtë poezi


UNË PASHË NJË ËNDËRR

Unë pashë një ënderr me kodin sekret,
sekret që as CIA nuk e gjën kurrë,
desha të mbetesha gjumit për jetë,
e pishman nuk behesha dhe pse i humbur..

Ma mirë në kerkim pa gjurmë e nishan,
botes ku shumëçka vihet në dyshim,
dua te kthehem te parajsa që lamë,
ani pse symbyllur nuk shoh ma diell.




MË THANË SE KURRËMA
DIELLI NUK ÇOHET PREJ GJUMI

Ka ra në shtrat , i ka mbyll sytë,
më thanë kurrëma Dielli nuk çohet prej gjumi,
i hutuem krejt mbeta unë erresinë,
Ani pra, u thashë:
-Qe udhen , qiellin e tokën dhe shpirtin m`i zdritë dikushi!

Dhe a e din,
për zemren tande e kisha fjalën,
për sytë e tu që sillen në orbitë!


TI MA DHE ATË QË LYPA

Si lypsar,
Te dreita e synit,
Ditë mbas dite ty t`u ngjita,
Edhe ti e kputun pak prej fillit,
Ma dhe zemrën që ta lypa.

Po dhe unë ty si lypsare,
Të kam vrejtur si kërkoje,
Skuqur faqesh, nën degë arre,
Të fala, ti vetë, çka doje..

Ne krijuam atë mes veti,
Tharmin brenda me magji ,
Pse lypsar mbetem prej shkreti,
Por ama në dashuri!!




AI MESONTE MBI RRASA GURI
-Vëllait Ndue Ukcana

Ai nuk kishte defter as kalem,
as libra kendimi as shkumes,
ai i mblodhi shkronjat nga prapa deres,
si zogu farat qe binin fushes..

Ai i hidhte germat mbi rrasa,
nji e nga nji u bënë tridhjetë e gjashtë,
një ditë mesonjsi e kapi si trincen në gracka,
e shtini në rresht, me doren në qafë..

Dhe për habi ai ishte i pari,
i pari pa u ul as dhe një ditë bankes së thjeshtë,
mesuesi për faqe pak e kapi,
e kaloi menjëherë në klasen e tretë..

Ai nxansi i rrasave të gurit,
dikushi u bë, i njohur gjithëkund,
se kishte nisur dritezimin tej , në Fisin e Merturit,
mbi rrasa guri, aty në katund..

Se dielli që leshohej prej majes së Kores,
iu kthye në dritë, në shtegtime shpirti,
në etje për dije, udheve të panjohunes
larg, oh sa larg, matanë të një Fisi!



 
KUSH KA SHKELË

MBI BRENGËN TONË

Brengën tonë burgosun shpirtit,
kush ka shkelë që nuk la gjurmë,
vetem andrra nisun hijeshem,...

vjen e shkon na len në gjumë.

Brengën mbjellun kohes ikun,
ikun jetes por pa humbë,
aty rrin si një relike,
muzealja, dertun shumë.

Nder ofshamat e saj rroj,
ato lugjesh, mbi shkambinj,
nuk po di ti a i dëgjon,
a po e ndjen ti shpirtin tim?!

 

 
PSE E U KTHEVE ME BUCELË

Kroni ku vinin në radhë,
trupin drejt, belin me dredha,
nuset me kurmin e bardhë,
shpesh me to çikat e reja.

Tash për njanen po marr mall,
kur blej shishet te dyqani,
shkri mbi gotë fytyra e saj,
tak..takk zemrën në vend ma ndali..

Se dikur udhes nën hije,
nën hije panjes, në buzë muzgu,
bucelen drodhi në brijë,
rrokullomë mbi gur ra uji.

Ajo drodhi tinez shoqeve,
dielli kur po hupte në lugje,
dhe ma dha një puthje të zorshme,
ma e bukura që s`gjen hupje.

Sot për njatë bucelë të zbrazun,
më djeg shpirti, bahet zhari,
se ajo mramje e kallun,
kurrë, ma kurrë s`u ba sëgjalli!