Samstag, 16. April 2011

Cikël poetik nga Mimoza Rexhvelaj


E SHTRENJTA NËNË
 
Borxhlie gjithë jetën..
prehrit që rrita shtatin,
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar
Jam gozhdë në shpirt ngujuar….

Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kuror
shtegëtare në vende të largëta
mes mjegullës përplas flatrat..

Naltësohem e luaj me retë
qiellin me duar prek…
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njom, lotët më bien rrëke….

Borxhi i papaguar në zemër peshon
lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij… e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës këndoma…
e shtrenjta ime nënë !!

 
 
 
KUSH JE TI? 


Kush je ti ?
Mëshirues i botës fatkeqe
Fatin me zinxhir ke lidhë.
Ndër leqe…

 
Vampir i lustruar,
i parfumosur, i krekosur
Në gjumë më sheh, po fle
Thonjtë nxjerr të më bësh dhé.

 
Kush je ti?
Ujk i mallkuar
Më tregon se ke ndryshuar
Po në shpirt je ai…
Egërsirë hekuri.

Kush je ti?

Etje, uri, prehën kërkon
Gjak pi, gjak don,
U ngope, i pangopur
Ushqyer, barktharë
Shpirtin me mëkat ke larë.

 
Kush je ti?
Idhulltar,
Medaljon ferrin
ke varë.
Nuk e di!
Kush je ti?

 
 
 
 
VAJTOJE SERENATËN, KITARË 


I premtove shpirtit një serenatë,
Me kitarën e vjetër të harresës,
Kumbon vaji, zërave të natës
Puhizë mbetur, shtegtare e largët.
Trupi i kitarës së pa prekur
i varur në gozhdë, murin ledhaton
Martir i dashurisë së fjetur
Tingull i vrarë, këngëzen më zgjon.

 
Murg në manastirin e kujtimeve
struket bosh, shpresa melodioze
Shuhet mes qirinjve të kishës
Për dikë, luten sorrat zëçjerrë….

 
Shpirti i zgjat dorën premtimit
Serenatën vajtoma, zemër e kitarës.
Mes gurve të varrit, simfonia
gulçon heshtjen e zhurmëshme
Tingujt shuhen…
Nën dritën e hënës…
Këndoma serenatën
kitarë!
Paqshëm të tretem
mes tingujve të latuar…

 
 
 
 
U LUTA PËR TY

U luta për ty.
Me forcën që fluturon
hapsirave të shpresës...
Dhe fryma e shenjt
si fllad i ëmbël
me ledhatoj me mirësi.
U luta për ty
vetmija flaku zemërimin
si bishe e zgjebosur
e shpirti im puthi
ngrotësinë e pajtimit
u luta per ty
Ndeza njëmijë e një qirinj
njëmijë e një endrra,
harrove njëmijë e nje perralla të frikshme.
po ti...
do të lutesh një ditë për mua?

 
 
 
AJO S,TE PYET

Ankthi me pushtoi.
Levrin ne palce.
Dhimbja rrjedh gjak....
Frymemarrje e paralizuar,
teperaturat vallzojne
ne gjumin e vdekjes...
Fantazma pa ngjyre
zgjasin duarte te me perpine.
U fsheha pas kraheve te engjellit
me ndjek si shpirt ne terr...
Mes gumezhimave te mengjesit
si ylber pas nje rrebeshi....
e shenjta virgjeresh,
ajo s,te pyet?
Te prek dhe ty
oh....kam frike.

 
 
 
 
BORXHLIE GJITHE JETËN

 

Borxhlie gjithë jetën.
prehrit që rrita shtatin
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar.
Jam gozhdë në shpirt ngujuar....


Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kurorë
shtegëtare në vende te largëta
mes mjegullës përplas flatrat...


Lartësohem e luaj me retë
qellin me duar prek...
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njomë, lotët më bien rrëke....


Borxhin e papaguar në zemër peshon
e lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij....e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës kendoma...
O e shtrenjta nënë !!


 Mimoza Rexhvelaj ka lindur më 1981, në Malësinë e Madhe. Pasi mbaroi shkollën e mesme në vendin e lindjes, u shkollua për gjuhë-letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi, Shkodër. Ka botuar edhe tre libra: "Dashuri ti je mekati im", nga shtëpia botuese "Marlin Barleti", 2002, "Fshima lotin" nga shtëpia botuese "Shtjefni", 2004 dhe "Jepi fjalës kohë", nga shtëpia botuese "Camaj-Pipaj", 2006.

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen