Freitag, 14. Juni 2019

Buqetë poetike nga Liri Bimi

Liri Bimi

AJO ISHE AJO MBETE

Sado që të nderrosh emrin
ta zbukurosh suratin me kremra e lapsa me ngjyra.
Sado të ndërrosh fustanet,
çantat e sandalet,
do mbetesh ajo qe mbete e gërryer... 
Një femër që ndërrove qytete e hotele
gjërë e gjatë Shqiperisë.

Tani more udhët nën këmbët e kryqëzuara 
nga dalldia e kallur.
Nën sqetull 
fute dhe hotelet e evropes.

Ajo ishe ajo mbete...
një parazite e përdalë, 
që rend pas xhepave të meshkujve harbutë

Kjo je ti... vajza e Katundit.
kujdestarja e kervatit të djallit...!



ERDHA...

Të përqafova,
ta rrëmbeva puthjen që doja.
E bukur, e ëmbël, 
mbante erë duhan e verë.

Ah, gjatë do e ruaj
në mendje e buzë,
bile, pa e larë fytyrën për ca ditë...

Puthja peng i një fotografie...!



KUSH ËSHT AI...?

Ai... 
Që për hirë të dashurës së tij, 
shiti familjen e shoqërin

Ai... 
Që nuk di se çfarë është lumturia

Ai ... 
Kur uji ia lag prapanicën, 
shanë e kërcnon

Bëhet ujk, dhe viktimë kërkon

Njerëzit pysin,
po kush ësht, ky...

Djall apo njeri...?!

Apo, 
një i hummbur në kohë e hapësirë

Shndërruar në egërsirë
Që vetëm kur pi gjak, duket i mirë
Ai... 
Per hirë të dashures së tij.




E DI GJUHËN E ZEMRAVE

Aiiii... 
përtej shtatë mijë brigjeve
thuaj çka të duash 
se nuk i dua fjalët
që zemren ma vrasin mua

Kam frikë nga anemia e syve
kur nuk e shoh ylberin
e buzëqeshjev të tuaja ,
kur nuk shoh diellin 
as hënën që shkelqen 
kur errësira natën mbuluon
edhe yllin lart në qiell 
që çdo natë me sy ma bën...

Kam frikë nga anemia e syve
kur nuk e shoh lulëzimin e luleve
as vargjet për ty 
s’arrij dot t’i shkruaj ...

As gërshetin tim te gjatë 
s’e lidhi dot
Ndaj bëhëm si gur
e balli akull me ngrin .

24. 04.2014



NË SHIJEN E PRITES

Nxehur nga dëshirat e pagjumësisë
Mbi trupin tënd e uritur
Rri pa frymë .

Puthjet e tua më bëjnë të ndiej etje
Kafshimet tua më shtojnë uri.

E pafajshme si një lulebore 
Çeli 
Për t'i dhënë aromë lumturisë.



DASHURI POETESH

Jane te marre poetet 
S'duan valen duan detet
Sputhin buzet zjarr por dertet 
Ehhh sa te marre jane poetet.

Grinden pas ca detajesh
Dhe aty rrine cingun
Ah shpirt varet 
Pak takova poetet te vertete.

20.04.2019



PO TË PRES

E di atë kthinen e zemrës
Me dilema mbushur
Mu aty të pres, dashuri
Simbol i së ëmblës femër

Tek prag i deres së vjetër
Kam zanë një gur
E shpirti shpirtit një letër
Ja lë shkruar mbi mur.

Të pres përherë do të pres
Shikim prekjen tënde
Dhe nata më duket mëngjes
Në tëndën ëndje.

Vicenza, 17.04.2019



MË PRIT

Në ëndrrat më të fshehta 
Më lër të hyjë tinëzisht

Që të jem 
Lulishte zjarresh 
Që dëshiron të digjet

Do të vij nën shtratin tënd 
Çdo natë 
Kur të gjithë janë duke fjetur

Vetëm dëshirat tona 
do rrinë zgjuar 
Ndaj .... 
Më prit...!

13:04.2015



PUTHJET NËN QËRSHI

Kur të putha
mësova zjarrin e zemrës,
Kur më puthe
mësova gjuhën e zjarrit.
Si në valë deti

Kur rashë në krahërorin tënd,
Lakuriq nën qershinë e kuqe
Unë krejt prush e zjarr 
Ti dhënderr i bukur i uritur.

06.04.2016



VAJZA E LULEVE

Vajzë e luleve a smë thua
Cfar të bëri kaq hyjnore
Dua shumë të thëm të dua
Moj e vogla,fat për dore

Kam shumë mallë që kur të njoha
Dhe të dua sdi se sa
N shpirtin tënd seç u ngroha
Aromë e lulesh n hava

Do kalojë jeta ime
Sic shkon uji nëpër lumë 
Vajza lule jeta ime
Sdi se sa,por të dua shumë

03.04.2019



NËPËR VARGJE

Do marr Zotin deshmitar
Tek lexoj vargjet për ty

Do rrugtoj timin kalvar
Poezi dhe dashuri

Unë do humb në braza fjale
Do të dehem ndër ugare
Do kërkoj te Zotërat falje

Dashuri e vargut falje
Të kërkoj se vlaga jote
Dehu shpirtra vjershetoresh

Ah!
Sa dehu nëpër mote
Poezi fjalë shenjtoresh.



PSHERËTIMË

Një prekje e ëmbël, 
Një psherëtimë,
Një puthje.

Në dëshirën tënde dhe timen,
shkrihet kenaqesia jone.

Duart e tua, ngrohtesia jote, 
buzët që kullojne mjaltë
momente eksituese, 
çmenduri që dale-ngadalë 
kthehet në pasion.

Një mëkat që kalon nëpër mendje, 
një dëshirë që godet zemrën.



NË ËNDËRRAT E MIA

Ti në ëndërrat e mia 
Fle dhe ngrihesh
qan e qesh 
Mëkon me qumësht dashurie

Unë në ty tretem
Qesh dhe e heshtur mbetem
Në ty parajsë jetuar
Në ty dehur e dashuruar

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen