Donnerstag, 13. Juni 2019

Mehmet Rrema: PËRJETËSISHT TË LIRË...

Mehmet Rrema

MBETEN PËRJETËSISHT TË LIRË

I
Evropa dremiste shekujve
në shtratin e saj të ngrohtë,
shtrirë si një i sëmurë terminal.
Vetëm herë herë zgjohej si somnambul
e dilte nëpër rrugë duke mërmëritur me vete
Mërmëriste si një i dehur
që ec duke u tundur me shishen e birrës në dorë.
Nata e gjatë hileqare, e ftohtë me thikë në dorë
vatrave tona u sillej rrotull
dhe nuk deshi vendin t'ja lëshoi dritës.
Ndoshta dikush në qiell
ia pat prerë rrugën diellit biles duke e gjuajtur me gurë 
e pat shtyrë të kthehej mbrapësht, 
ndërsa hënës lotët iu kthyen në gurrën e dhimbjes
së përjetëshme të kthyer në lumenj të rrëmbyer
për të mbushur liqenj, dhe dete malli

II
Atë ditë
nga horizonti vinin bubullima 
që shkarkoheshin diku maleve dardane
të përflakura.
Fushat udhëtonin kokëulura rugëve të përgjakura
të mbushura me pellgje vuajtjesh e
dhimbjesh grumbulluar dhe fryrë, 
aq sa nuk gjeni dot një derë për të dalur. 
Shpirtërat e coptuar e mbeteshin aty
për të vjellur papushim llavë që përvëlon,
llavë që djeg e than jo vetë shpirtërat njerëzor
nga doli,
por edhe vetë tokën
tokën dardane të shkrumbuar.

III
Thonin se qe ditë maji.
Thonin se ato nuk ngjanin as me ditën as me natën.
Lulet nuk mund ta thyenin akullin e trashë
që pat ngrirë në çdo prag dhe kërcënonte
me akullnajë të përjetëshme.
Nuk mbahej mend asgjë.
Errësira pat pllakosur kudo dhe uqërit patën dalë
rrugëve e nuhasnin në çdo prag
Ditët e patën humbur ngjyrën e tyre
e në sytë e banorëve ata 
kishin vetëm një letërnjoftim ku qe shënuar:
Lindur nga dhimbja
Rritur në dhimbje
Jetë në dhimbje
Dhimbje!

IV
Mbahet mend vetëm një ditë.
Një ditë kur këndonte bilbili në degë,
kur blegërinin shqerrat, e loznin në bokë.
Mbahet mend
se atë ditë pushka kërciti tre herë
e krisma çau qiellin.
Oshtima u përhap shpateve, grykave dhe majave
e dielli përshëndeti majën ku flladi vallëzonte mbi gjethe
Atë ditë nëpër rrugët e qeshura të lagjes
kishte festë.
Qershia tundëte degët me kokrra kuq si gjaku
Bilbili këndonte në degë
Valët e Lumbardhit vallëzonin valsin e lindjes
Nazifit i lindi djalë
Djalë!
Me fat dhe jetë të gjatë! 
Ajo ditë qe dhe do të jetë në mbamendjen
si dita e lindjes 
Shtatëmbëdhjetë qershor!

V
Çdo ditë vdes veç frikacaku
Edhe varri i bëhet baltë
Kurse trimit s'i humb gjaku
i jeto vepra e tij e artë
Ngelet vepra shenjë ndër shekuj
Siç përmendet Gjergj i madh
Me atë trimëri e vullnet t'pa epur
Sumë hordhive u bëri ballë

VI
Shqipëria numëron ditët e sajë të plagosura
e shekujt zgërdhihen me veten, bien në ekstazë.
Një nga një era i këput zambakët.
Ah ky dimër kalëron shekujt hipur mbi kurrzin e kombit
si një kalorës i marrë
që me shpatën e tij të ndryshkur
pret lastarët e njomë rrugëve dhe kopështeve të jetës.
Nga guvat kanë dalë korbat
ndërsa ujqërit bredhin rrugëve dardane
dhe askush nuk mundet më të kuptoi
në se janë uqër
apo çakej të maskuar me pamje ujku
Ata tashmë kafshojnë pragjet e shtëpive,
kafshojnë gurët në kalldrëmeve të rrugëve,kafshojnë rrugët
Kafshojnë lisa e plisa
kafshojnë gjithçka dardane, përpos maleve

VII
Nga horizonti retë e murrme ulen fushave
ngarkuar me tym dhe erë baroti
që përhapet në çdo prag, e çdo rrugë të gjymruar
Edhe rrugët janë mbushur me ngjyrën e zezë 
Të zezë si vetë shpirti i korbave ndjellakeq
të korbave që me krrakrratë e tyre 
ndjellin e përhapin vetëm zi dhe kërkojnë gjah
Për armët e tyre të rënda ogurzeza
që kafshojnë pa mëshirë jetë
jetë separatistësh, "fajtor"
"fajtor" vetëm se kanë lindur në trojet e tyre të lashtë
vetëm se e duan këtë tokë
vetë se jeta nuk u dhimbet ta japin për të
se atdheu, atdheu është e para dhe e fundit
dëshirë e lindur dhe rritur në shpirtin e tyre
në shpirtin e tyre "rebel"

Koha ka humbur drejtimin e sajë
Dita më shumë i ngjan natës së zezë
e nata i ngjan ferrit të Dantes,
Apikalipsit të pandalshëm

VIII
Dikush tha se është gjashtëmbëdhjetë maji
Joo, zotëri, 
sot është data shtatëmbëdhjetë 
po, po, më kujtohet mirë.
Është ditë e dielë
është e djelë, por për ju....
Ju zotëri ...
ju, duhet të dilni.
këtu nuk ka më vend për ju
Urdhëri ka ardhur nga...
e dini ju se ne edhe armiqtë... aaa jo, kundërshtarët
desha të them
i respektojmë.
A nuk ju duket respekt që ne po ju liroj para kohe?!
Ah, po, mos u shqetësoni. Populli ju do
Kështu mund të shkoni i sigurtë drejtë.

Zotëri!
Në bazë të ligjit të republikës..
Jo, jo, jeni në kohë, zoti Hoti.
Republika për sjellje të mirë ju shpërblen
me njëzet e katër orë për pesë vjet
kjo është zemërgjërësia e shtetit e shtetit 
që ju kundëtshtoni, që ju doni ta shpërbëni...
Zotëri!
Nuk ju kuptova çfarë thatë.
shpesh e ngatërtoni gjuhën tonë me ca fjalë
nga ajo gjuha juaj e ngatërruar, por...
Ah
Ne nuk kërkojmë falënderim
Urdhëri për ju, ka ardhur....
Ka ardhur nga vetë presidenti.
Ai është edhe zemërgjërë
e sidomos për intelektualë të njohur
A a a ,desha të them 
se atij nuk i pëlqejnë njerëzit mosmirënjohës
dhe për mosmirënjohësit...ai..
Aa jo nuk desha të them se ju kthejmë mbrappsht.
Dera është ende e hapur për ju..
Hekurat...
Po, po e di se ju në dorë keni..
Keni..
Po po keni në dorë shumëçka
Përvrç
Ëndërrave tona
Joooo, zotëri. Gaboheni. 
Ëndërrat tona nuk mund t'i ndaloni
XI

Nuk kishte fllad ai mëngjes i errët, nuk pat frymë
veç erë barot dhe serë që zbriste nga qielli
Thonë se
me një çantë në dorë e panë duke ikur...
doli nga ajo derë...
Thonë se kur doli në fillim mori frymë thellë 
se malli e pat marrë për ajërin e lirë..
Thonë,thonë,
po vallë a doli vërtetë
apo ajo derë
ne njëmijë dryna kyçur
për viganin mbeti e mbyllur
e mbyllur për t'i hapur një tjetër 
se ajo
është e gjërë për të hyrë, por
e ngushtë për të dalë, 
dhe atë
ashtu si edhe shumë të tjerë
Republika i njeh mirë. 
Ua njeh çdo dëshirë e fjalë,dhe për këto
....tepublika ka të drejta të pakufizuara mbi yë gjithë kundërshtarët...

XII

Pyet atdheu, pyet me zë
Ukshin Hotin ku e ka.
Ku është sot Ukshin Kosova
Kush po e ndal me u kthyer tek votra.

Pyet me zë fusha malin
Kush na mori Ukshin Shqiptarin
Kush ia preu viganit rrugën
Kush po don me e ndalur dritën

Kush ia ndali rrugën në pabesi
I biri i shkinës me klyshët që rriti
veshur në të zeza dhe me ligësi
Grabitqari errësirën priti

XIII
Dhe thanë se nga qelia të lirë e lanë
Betohen, Ivot, betohen në kryq e mjekërbardhin pop
se me çantë mbushur me shkrime kur doli e panë
se i patën falur njëzet e katër orë plot
të kthehet që popullit në krye t'i "printe"

XIV
Kush tha se vërtetë ai në këmbë ai doli nga ajo derë
se ju me të dhe qenkeni sjellë mirë e butë?
Ua njohim mirë zemrën e "mirë" ua kemi njohur për herë
I kemi parë plagët që në trup i keni shkaktuar

XV
Ua njohim, ua njohim zemrën tuaj kot mos u mundoni
të na mbushni mendjen se paskeni qenë të mirë
krimet tuaja gjakatar janë shumë s'mu d t'i numëroni
jo katila, xhahila, përbindësha krimi iu duket në fytyrë

Mos na u shisni si engjuj zbritur nga qielli
se qenkeni sjellur me trimin mirë e me urtësi
të mos ishit të krijuar nga ligësia që nëna ju polli
Ivo gënjeshtari, nuk të bënin drejtor burgu, ty

Të "kthehej"sa më "shpejt" pranë votrës 
pranë Kosovës, Kosovën të "drejtoi..."
aty të tregonte para gjithë njerëzve e botës
se e liruan nga burgu që republikën të krijoi

Askush nuk e pa nga djelli e mori rrugën
Thonë se doli, po kush nuk e pa
Përveç atyre që ia prenë dhe n'errësirë ia mbuluan

XVI
Malet kanë uri për liri
Në zemër gardiani nuk ka mëshirë
Sytë e kuq dhe zemëra sterrë që i nxi
Duart e tij kanë etje për dhunë
Flet biri i shakës me gjuhën e tij si t'gjarpërit
Me hilen e dhelprës, flet 
për të fabrikuar gënjeshtrën

XVII
Qiellin e çanin shigjeta të zjarrta
rrugës përtej maleve yjet vajtojnë
në errësirën e thellë të pabesisë
Veshur me veladonin e zi të urrejtjes shekullore
me një thikë më dorë.
ujqërit gojëçapëlyer zgërdhihen.
Ditët veshin skeletet e thyera të orëve të vrara
ndërsa vitet kthehen në dete malli
që mbush zemërat me zjarrin e dhembjes
së pafundme, për diellin e mbyllur në bunkierët e rëndë
të dëshirave të vrara
Ankthi, zjarri përvëlues, mbi zemërat e ngrira
E zjarri përhapet me shpejtësi

XVIII
Krusha pret. Pret pema në obortin e shtëpisë
dhe çdo ditë ajo rrit degët e mallit 
për burrin e madh të kombit
që nuk di ku dhe kur dheut ia fali
Pret pragu t'ja dëgjoi hapin e sigurtë 
që të vijë ta hapi, ndërsa Lumbardhi
në shtratin e tij që digjet
çon e bie dhimhen përzier me psherëtima
përzier me mall
me shpresa të zbehta që pritja e gjstë 
nuk po
(arri t'i këpusë
qoftë edhe vetëm për të thënë...
Jooo,
Për atë ka vetëm një ditë
Atë ditë kur Nazifi tre herë rresht e shkrehu pushkën
kur i thanë:
Me jetë të gjatë djali

XIX
Dejeve të kohës shpresa e kthyer në ankth
se një ditë
një ditë, le të jetë e cilit do muaj 
nëpër rrugët e djegura mallit të atdheut
Ai prapë me një çantë me libra në dorë do të ec
me atë hapin e tij të sigurtë
por..
Ajo shkon e përplaset në malin e errët të heshtjes
Në malin e madh të gënjeshtrës

XX
Nata tërhiqet zvartë si një mace e zezë e plagosur 
duke u munduar të ndjellë fatziun e ditës,
që përpiqet të lindi nëpërmes mjergullës së zezë
dhe tymit, ku ujqërit lëvizin të qetë 
për të arritur sa më parë prapa gardhit.
e aty 
ta shqyejnë edhe vetë gardhin për t'u futur brenda
ku qingjat qendrojnë në akthin e zhdukjes
se çobani...
eh çobanin më parë e kanë zënë vampirët
e po ia thithin gjakun pa mëshirë.

XXI
Diku
në zyrat e errëta të kryeqytetit të republikës
thuren planet ogurzeza.
Në dhomat ku kundërmon erë krim dhe myk human
para tavolinës së presidentit
Duke u kërrusur gati për të puthur tokën 
Stanisici dheduke iu marrë fryma, Simatoviçi, 
hyjnë për "konsulta urgjente".

XXII
Trënfafilit në bahçe faqeve i zbresin lotët
Shikon lart nga majat ku përflakej qielli
dhe lutej që ky zjarr të shkrij akullin zemërave
që shekujt i kanë hedhur tokës Dardane.
Ti atje, Bilbil, n'kafaz ngujuar, bisedo me rrezen e diellit
e rrezja i merr një ditë Kosovës me i ndrit
E di, edhe ty bre burrë, malli të shkriu zemrën ta bëri copë
që tash sa vjet 
nuk e shikon Lumbardhin tek shkumëzo në mëngjes
E le në errësirë, skuqur me gjakun e njerëzve të mirë
tani zbret grykave të atdheut me Rozafën për t'u pjekur.
Pret Rozafa, pret nusja nën gurë
me dorën jashtë djalin të ledhatoi
Pret Kosova, pret e shpresa s'ishuhet kurrë
pret kosova, djali t'i kthehet një ditë

XXIII
Eh burrë i dheut, burrë i dheut, Ukshin Dardania
mbi trupin tënd rëndë gjuajtën rrufetë!
Ta sakatuan trupin dhe shpirtin, bijët që rriti shkina
Të morën, të lidhën, të izoluan, 
në kafaz trupin ta mbyllën 
por jo kurrë fjalët tuaja 
se ata ishin flladi që jetë u jepnin lisave
e lisat rriteshin majave ku Perënditë kanë shtëpinë.
Ti vigan që në mallë u ktheve në zemërat tona
dhe me sy nga rruga na mbetëm në derë
mbetëm duke pritur, duke të pritur që të vijsh tek votra,
ndoshta, ndruhesh se nuk do 
që nëna ta shikoi trupin e gjymtuar me varrë
por ti eja, eja ashtu siç je
Se drita e ballit tënd, varrët i mbulon
Po edhe në ta paçin gjymtuar
atë shtat lis prej trojeve dardane
Ti eja se biri tek nëna vjen edhe me varra.
Ajo plagët e bijëve në shekuj ka mjekuar
me dorën e saj fllad, me shpirtin sa deti.
Dshuria e Kosovës për ty kurr s'do të reshti
me fladin e ëmbël të bjeshkëve do ta qetësojmë.
Polen nga poleni i luleve të këtyre maleve
do të mbledhi Kosova jote e do të mjekoi.
Eja, or burrë eja, ani, 
se veç ngrohtësia e nënës 
t'i qetëson plagët e maisura
Në gjirin e saj aromë atdheu dhe lulesh do të gjesh
e me ta prapë i ri si dikur ke me u ndjerë.
Ah në ardhësh në fushat e bukura të Kosovës
që si nuse të veja për ju lotojnë
në ardhësh do të këndoi qielli, toka
fusha e mali. 
të presin ty që të lulëzojnë

XIVX
Leshdredhur popi mjekërbardhë me barkun si mullar,
sy fosforeshent si dy gaca në ballë ngjan me një lugat
që sillet natën nga vorri në vorr, për të trembur rrugtarë
buzët i skuqin, ndërsa shumë i ndrisin dhëmbët e bardhë
Pranë Bozhe Sllobodan afrohet ngadalë, me shumë takt
Kuqon vera si gjaku në dorë gjakatarësh me gjak lyer
ndoshta vampirët me gjak njeriu verën e kanë përzier
ta pijmë biri im, ta ngrejmë këtë gotë për mua e për ty
ta ngrejmë edhe për vetë Zotin në qiell, e t'i thurim lavdi.
Kjo gotë mbushur 
me gjakun e Jezusit e të mbushur siç është
ti lutemi, t'i lutemi një zëri të Lumit
luftën e shenjtë të na bekoi e të na e bëjë mbarë.
Dhe ju bijët e mi sy dhelpëra e zemërçelik
vrisin shiftar kudo atë farë ta shfarosi
se bekimin tim e të atit tonë në qiell keni!

XXV
Nëse një ditë kësajë luftë të ndyrë të Natos fundi do t"i vijë
Kosovo Metohija në pastë mbetur kund një i gjallë
bajoneta juaj e bekuar drejtë në zemër të gjithëve t'u hyj
aty vetëm rraca serbe do të jetoi pa asnjë shiftar.
Flet popi mjekërbardh me gotën në dorë
pi verë nga më e mire prodhuar në Rahovec
Me gojën mbushur, i vjen për të tështirë
gjysma i bie në mjekër, ca Ministri në fytyrë ja ngjesh.
Sllobos i skuq faqja në afsh popin nis të përqafoi
At i shenjët, kur jam me ty dreqi nis t'më ngacmoi
ti më jep shpresë, forcë në vete më jep siguri
ti je shërbëtori im i mirë unë jam më i madhi Perëndi

XXVI
Me laps e letër në dorë e duke u dridhur
herë spjegojnë, herë mbajnë shënime
një listë e gjatë aktivistash kosovarë
Ja vejnë np tavolinë kryevampirit
sytë e tij i nxjerrin shkëndia gëzimi

"Të zhduken pa mëshirë çdo separatist mbetur mbi tokë"!

XXVII
Aty, para tij ulur galuc në bisht si qen i zgjebosur
Ngjan shumë me një kosovar, një truomadh 
Dridhet di purteka me atë fytyrë të mavijosur
pret urdhëra dhe spjego çfarë ka pa
Dhe kush është separatist i "damkosur"
qëkur demostratave me guxim gjithmonë u ka pri.
Më besoni zotëri, më beso i madhi Sllobodan
këtë se bëj për para, nuk e bëj as për inatë a lavdi
por ju kam dhënë besën e kurrë s'ju pres në tradhti
emërat që ju dhashë, rrezik bëjnë për nënën Sebi
më i rrezikshëm është Ukshini me shokët e tij.
Ngrihu, ngrihu,Serbia nuk është nëna jote
ti vetëm je një spiun, shërbëtorë besnik
Serbia të fal jetën, të mbron dhe të mbush me flori
floriri, është ideali dhe morali yt, qëllim i kësaj bote

XXVIII
Eh toka jonë e djegur, tokë e përvëluar
si nuk t'u ndanë në shekuj tradhtarët e pabesë
sa shpejt lëkurën për dy lek e shesin
para armikut gjakatar fytyrën e zezë e qesin!

XXIX
Ndërsa Kosova me ankth pret bijt, pret t'i kthehet djali.
Sot nëpër kancelari këto spiunë akoma hyjnë e dalin
me një dosje në dorë mbushur me shkresa e informata
presim me pa durim për vampirët prap të zbresë nata
e të shpërndahen rrugëve t'Kosovës për të shuar vatra.
Të kafshojnë me dhëmbët e tyre të mprehtë si shpata
ata të thithin gjakun e ky të kënaqet me gjethe të thata
Presin e dëgjojnë çfarë thotë Irenej popi mjekërbardhë
ç'lame mund të ketë fshehur poshtë veladonit të zi
bëjnë llogari si mund të fusin sherr e grindje ku ka shqiptar
se është lehtë mes shqiptarësh të luajsh me hile e tradhti

Një jetë burgjesh n'tortuar të egra pa fund
Një jetë në heroizëm i pamposhtur vigan

XXX
Shkoni, zotëri, shkoni e thuajani vetë Sllobodanit,atje ku është
thuajeni edhe priftit tuaj Irenje , apo Stanisiçëve Simatoviqëve
Të rinkë s të vjetër se një lëkurë kanë
thuajeni mercebarëve që për dy lek shesin atdheun
thuajeni se
bajonetat tuaja të mprehta një ditë ndryshku do t'i zërë
e ndosht me ata ashtu të ndryshkura siç janë
veten tuaj mu në zemër do të shponi
se të përjetëshme nuk qenë perandoritë më të forta
por ju s'do të vdisni si një perandor i veshur me lavdi
e që perandorisë ia latë një emër. 
jo, jo, ju do të ngordhni si qenër.
e do ta ndotni tokën kur t'ju fusin në atë gropë a varr
Ju keni armët, armët që do të ndryshken
Ne kemi idealet, e idealet tona veç rriten e rriten
Prandaj kot e keni, kot mundoheni gjakatar, fytyrënxirë
Ju mund të lidhni trupat, po shpirtërat mbeten të lirë
MBETEN PËRJETËSISHT TË LIRË!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen