Keta Beqari |
MË MERR NË SHTRATIN TËND
Ti merrmë sot në shtratin tënd,
Më merr!
Jastëkun me tëndin jastëk pranë,
Ta kem.
Nën të njëjtin çarçafë lulesh pranvere
Më mbulo!
Dhe krahun tënd nën kokën time,
Ma shko!
Ti
Merrmë sonte, të rrimë të dy,
Të sodisim hënën e plotë,
E dritës së bardhë t’i fshihemi
Dalngadalë.
Më merr, se u bë kohë pa u parë,
Mall i dekadës së kaluar,
Më merr!
Ti
Sonte mos fli!
Natën, zgjuar e dua!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen