Sonntag, 5. Januar 2020

Ismet Aliu: BALLKANASIT

Ismet Aliu

BALLKANASIT

Në Ballkan
Frutat e Pikëllimit
Kushtojnë më lirë se çdogjë
Kopshtet i kanë plot

Ballkanasit
Mbjellin Trëndafila të Zez
Kanë sytë plot Mesjetë
Plot mite e Mjegull shpirtin

Peshkojnë copa Drite
Në PusMortin e pistë të Natës

Ballkanasit,
Eh ballkanasit
Pastrojnë pisllëkun e Evropës
Deri sa i ha së gjalli ai dreq malli

Ballkanasit
I vjedhin hapësirën njëri-tjetrit
Historia u ha Mollët gjak të urrejtjes
Gjeografia gjëllin peizazheve që ndërrohen...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen