Dienstag, 14. Januar 2020

Tri poezi nga Naim Fetaj

Naim Fetaj

TE MAJA E STRELLCIT...

Atje rrufeja vret një herë në vit
Po toka e qielli fytas shkojnë çdo ditē

Atje Guri i Nusës rri përmbi legjenda
Nusen fsheh aty a zotrat i ka brenda

Vaji i nuseve kur e zhbiron qiellin
Tri ditë e tri netë askush s'e sheh diellin

Lisat bëhën nuse e nuset bëhën zana
Me lotë fēmijēt andej i lante nana...

Sa herë njerëzia që mori malin
Te Maja e Strellcit ...gjëma e dogji strallin...




DASHNORËT E TRADHTUAR...

Pranëvera i gjeti...si pëllumbat gojëhapur
Vera dogji lozët si lisat e pērflakur
Vjeshta i ndoqi si njē qen i çartur
Një bjeshkë hyri në mes si dimër i pērgjakur

Ajo ende fsheh zemrën e tij të plakur
Ai ende fshin gjak nga syte e saj te lagur...




KUR VDES NJË POET...

Edhe bjeshkët zhdirgjën e bëhën bashkë
Fusha e male rrudhën... bëhën sikur gogël
Shtatë terrmete lëkundin një det
Shtatë gjuhë dhimbja i flet
Kur vdes një poet...

Nënave thonë nisë e kruhet gjiri
E vashat qajnë si foshnjet në djep
Edhe varret shtyhën vetë e bëjnë njē vend
Shtatë qiejve dhimbja u flet
Kur vdes njē poet...

Tokë e qiell merrën ngryk si fëmijë
Edhe rrjedhat thonë...seç merrēn nē gji
Krejt globi atë ditë nisë e vajton
Diçka si lotë ... si shi diçka rigon

Edhe yjet fare seç turbullohën
Edhe mbi hitha ...atë natë rrufeja vret
Askush nuk e di kur zbardhet a terrohet
Shtatë pash nën dhe dhimbja seç flet
Bota krejt nxihet. ..kur vdes një poet...

Edhe toka del prej orbitēs sē vetē
E vargjet vajtojnë ndēr vjersha
As dielli me hënēn nuk flasin disa netë
Kur vdes njē poet...

Po një diktator
Athua çfarë flet
Prej shtatë maleve dhimbja kur të zbret

Kur vdes njē poet...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen