Dienstag, 7. Januar 2020

Mustafë Krasniqi: PËR JU

Mustafë Krasniqi

PËR JU...
( S. B )

Nëpër kohën e ëndrrës
Në ndërrim motmotesh
Thahen kulljet n’heshtje
Në shuarje të një lule.

Erë e këndshme sa herë takoheshim
Në përqafim malli më rikujtoje...
Një trandafile të ikur që moti
Me lot të lidhatoja moj shpirtbardhja ime!

Laku në fyt më zu i përplasur n’lot
Iku dhe një trandafile nga kjo botë
Aroma e pandalshme e nënës
Që kohë kërkoja te trandafilja e ikur sot!

Koha u thye në shpirtin tim
Rrugëtimet i nëma deri n'fund
Sa dhe anija nuk u tërbua
Nga valët e mallit tim!

Për ju...
Në rrugëtimin e humbur
Më thaheshin lot
Pa ju puthur në ball
Në lamtumirën e fundit!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen