Sonntag, 5. Januar 2020

Gjashtë poezi nga Rakela Zoga

Rakela Zoga

Portret!

Kam njohur një burrë, që rrinte i heshtur.
Thithte puro i veshur në gri.
Ngadalë belbëzonte një këngë të vjetër,
Me emrin e dashur, që mbante në shpirt.

Me tej ish një vajzë e magjepsur që s'ikte.
Afrohej, largohej, sa herë binte shi.
Ai lundronte në varkën e vjetër,
Me valën e ikur bënte dashuri.

Askush s'kish mundur ti hynte në zemër.
Ajo veç ajo, që s'kishte kure kthim.
Qëndronte tek muri i tij e s'levizte.
Dhe c'faqej sa herë e sillte ai..

Ish bere i bukur, me trishtimin e djeshëm.
Me atë dashuri, që së pati kurrë pranë.
Me kot vajzë e brishtë i zgjonte ujvaren.
Në varkën e tij, nuk bëhej dot valë..



Me ty!..

Le të zbukurohet qyteti.
Une një qytet të tërë brenda vetes mbaj.
Je ti I veshur me pamjen e festës,
Dhe pse s'të shoh të zbukuroj si në përalle.



Përlotje!..

Të përlotur e ke lënë pritjen.
Rrjedh shi nga larg të pergjoj.
Ndoshta s'do te doja kaq shumë.
Nëse pritja akull, s'do di të dimëroje.
Gëzuar i dashur, pres dhe pergjoj..



Botë patericash!

Është e njëjta ditë, e njëjta jetë.
Në tryeza të shtruara luan parajsa.
Gota e verës pyet sy të tjerë.
Dhe qesh, me këtë botë patericash,
Ku trupi dhe zemra rrinë veç e veç...



Zgjim!

Bie mbrëmja, ti s'je.
E di, ske për të ardhur më kurrë.
U gëzova një çast, në të djeshmen ëndërr,
Në zgjim me humbe si dikur...



Duhet!

Lermë të ik..
Me ke mbushur me dhimbje.
Një tullumbace me shumë ajër ka.
Nëse atë e lëshon e s'vritet..
Mua më vret, dhe ai kthim që s'është më..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen