Mittwoch, 15. Januar 2020

Tri poezi satirike nga Faruk Tasholli

Mbreti Faruk

DREQI I MADH

(Kangë arkaike për koalicionet)

Si pat thanë ai Kryelivadh
K'tu ka hi nji dreq i madh,
Dreq i madh e dreq me brina
Si pykë n‘lis ka mbet Prishtina!

K'naqet dreqi rrin krenar
Kah i sheh 100 shqiptarë,
N'maje t'kresë i shkon lezeti -
Si nuk mirren vesh nër veti.

Jo ma ki, jo s'ta kam
Jam me ty me atë s' jam,
I kem numrat s'i kem gishtat
Fërc e fërc po dalin bishtat!

K'naqet dreqi po t'baj be
Nëpër sheshin Skënderbe,
Kah sheh trimat n'Parlament
Qysh e lanë Kosovën peng.

Po rrin dreqi me nji kambë
Mirë që s'del kush me ju thanë,
Nji i fortë thi karathi:
Trus bothë k'ti e trus ati!



KURVAT ME KËLLQE
(Satirë politike)

Pa i tredhë k’ta tru-Stalini
Amerika, shqip:“Mos e dhini!“,
Si bujtë n’zhgedhë rrin tu u shty
Kurrë s‘bajnë shtet as qeveri!

Si në kohë të Osmanllisë
Tu kru n’hundë e tu kru këllqe,
Marrin turr këtë grusht Kosovë
Si ta ndajnë në pashallëqe.

Dy për mue e nja për ty
Jo për ty po për mue dy,
Bash si n‘Kapali Qarshi,
Bajnë pazar për qeveri!

Ani për vota këta tugjarë
Zanin pushkë: "bashkim komb’tar",
E kur te goja iu vjen torta
Ta bajnë kombin copa-copa!

Si dikur, cok nga frika
Me ja u trusë Amerika,
Marrin turr e harrojnë ngërçe
Për pushtet kurvat me këllqe!



PËR NJI BOTHË PRESIDENTI

Për nji bothë presidenti
Për nji pikë n’biografi,
Hajde bre kallni pishtarët
Ta bajmë Kosovë shkrum e hi!

Hajde bre zini dhelpnat
Mos iu leni n’male vend,
Fërc e fërc ta ngrehin bishtin
Nëpër ulëse n’parlament!

Për nji bothë presidenti
A m’u ulë a kush m‘u ulë,
Ju që thatë ta forcojmë shtetin
Kapne hunin me ia ngulë!

Ju që morët votat tona
Rrenë mas rrene, pikë e presë,
Qitni n’ballë kameleonat
Se ma shumë iu zamë besë!

Për një bothë presidenti
Për karrigën plot pushtet,
Ngulni kambë si thiu n’akull
Kush po lun ma mirë me shtet!

Për nji bothë, me nder thanë,
E lamë n’lloq këtë Kosovë t’Re,
E po i gjuhemi Evropës Plakë:
Pse s’i hapë portat për ne?!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen