Donnerstag, 16. Januar 2020

Dy poezi nga Valentina Mrijaj


Valentina Mrijaj

GJER NË PATURPËSI 


Hej 
Preke dashurinë time 
Të kuqe 
Ndjeje deri në palcë 
Shpirt 
Lumturinë e kohës dhe 
Të moshës 
Lagu gjer në paturpësi 
Jo mos më kurse 
As fustanin e veshur per ty 
As parfumin e vënë për ty 
Lëpije deri në zhdukje 
E lerma një gjurmë 
Në fyt 
Një gjurmë 
Sa të ujëzohet qafë e stoli 
Merrmë në dalldi 
Sa jam xheloze 
Merrmë 
Të bëhemi një dredhëz ujsore



SI AI 

Sa shumë e deshën atë 
Sytë 
Dorën me gishtat e hollë 
Trupin 
Shpirtin 
Ah dhe këpucët i’a lakmuan 
O sa shumë e adhuruan 
Por ajo e deshi fshehurazi 
Vetëm atë 
Që i shtonte të rrahurat 
Në pulsin e zemrës së saj 
Ishte Ai 
Dhe vëtëm ai 
Njëra nga tre pikat 
Njëra nga tre dëshirat 
Për jetën e gjatë 
Sepse nuk mbështetej 
Aq bukur skaj banakut 
Askush si ai

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen