Hajdin Morina |
MBRETI QAN I PARI
Ende kujdesen poetët e oborrit,
qatipët, kurtizanet
që mbreti të qajë i pari
në radiotelevizion,
në faceebook,
në të gjitha portalet.
Në rast fatkeqësish n'trafik,
pas mbarimit të luftës
ose në cikël tërmetesh
kur zemra e tokës sëmuret.
Poetët e oborrit,
qatipët, kurtizanet
kujdesen mbreti të qajë i pari,
para jetimit, para nanës.
SHUMIMI I PLEHRAVE
Plehrat shihen
kur ti rritesh
dhe s'e kanë më erën e mirë
sikur n'fëmijëri plehu
i ahureve të vendlindjes.
Plehrat shihen kur ti rritesh,
bëhen stivë e bëhen pirgje.
Pleh i madh n'shkollë e n'shkallë.
Plehra shumë n'udhë e n'rrugë,
janë standarde në këtë paqe.
MES MEJE E TEJE TETOVË
Shpesh ta dua
vetëm Naim Frashërin
dhe Fadil Sulejmanin
që ke ti në gji.
Vetëm vijën tënde të gjakut
që më shpie në Prishtinë
pa kaluar kontrollin kufitar
në Jazhincë.
Tetova ime
me ca mjegull si vjeshtë
mes meje e teje shpesh.
Me ca mjegull
mes Malit të Thatë e Sharrit plak.
Që m'i lëbyr të dy sytë.
NË PLLAJAT E KATARZËS
Biro,
Zoti jeton n'zemra,
mbaj mend mirë
të më ketë thënë gjyshja,
babai e nëna
fëmijë kur isha
dhe unë frikësohesha,
mendoja, lexoja,
shihja ëndrra,
ndieja fuqinë e Zotit
tek përbironte tokën të tërën
nëpër vrimë të gjilpërës.
Lëmsh bëheshin në trurin tim
mësimet e gjeografisë
me besëtytnitë,
me lutjet,
me pëshpëritjet hyjnore
të nënës e gjyshes
kur binin të flinin.
Shpesh përfytyroja
xhamitë, kishat, sinagogat
tek bëheshin zemra
ku njerëzit luteshin e duheshin.
Pastaj të premteve
dhe të dielave
fillova t'i njihja mirë
pleqtë plisbardhë
të fshatit tim
dhe pleqtë plisbardhë
të fshatrave përreth,
vendlindjes,
prindër të shokëve t'shkollës,
dikush në xhami të premten,
dikush në kishë të dielën,
"në shtëpitë e Zotit, biro",
ma sjell sonte fëmijëria
zërin e rreptë të mixhës...
E sot...e sot o Zot...
Bukën tonë të përditshme
tash sa shekuj na fale kot!
Se Ty s'kemi si Të duam,
pa e dashtë ne veten tonë.
NË DITËN E GJASHTË
U kaloi pija atyre,
më shumë se një javë s'i mban
as dehja nga vera e kuqe,
u kaloi mania, euforia
për të uruar
të njohur e të panjohur,
perënduan çastet komike
tek imitonin engjëllin që s'i luten,
i hoqën shkëlqimet nga qytetet,
në shtratin e vet
filloi të rrjedhë lakuriq viti 2020.
Por nuk i harruan ritet e xhunglës,
urdhëruan tellallët
me thirrë popullin e turmës
me pështy të gjithë përnjëherë mbi secilën vlerë,
me duartrokitë të gjithë
kur fillon e injorancës loja
"Fluturon...fluturon lopa".
Urdhëruan tellallët
popullin e turmës me thirrë,
m'i mbështjellë bukur copat e plehut,
m'i shitë shtrenjtë në ekspozitë.
NËSE
Nëse sot shpëton
pa të shkoqur partitë
prej Arbërisë,
ke fituar një nga betejat
ku s'i dole dje zot asaj,
ta dish.
ME PASË ÇKA ME LEXUE
Kur nga tonelatat e botimeve
të letërsisë shqipe të shtypshkronjave
të mbetet fare pak të lexosh,
kur ke frikë
se kanë me djegë edhe njëherë
Bibliotekën e Aleksandrisë,
me të vërtetë
malli për libra të merr,
për "Bretkosat" e Aristofanit,
të Shekspirit Makbethin,
për romanin "1984" dhe "Ferma e kafshëve"
të George Orwellit.
Farsat e kohës me faqe shumë
me mësue m'i lexue.
KUR SHIU THAN TOKËN
Kosovën e marrin me vete
zog me plagë në trastë,
e gur të lidhur n'qafë.
Pa ombrellë kur nisen
në këtë shi ikjesh
që po na than tokën.
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
AntwortenLöschen1) Kthehu i dashuri
2) Ribashkoni burrin ose gruan
3) Nëse keni pela të natës
4) Kurë për HIV dhe Hepatit
5) Unaza e fuqishme magjike
6) Magji për fat të mirë
7) Thyerja e obsesionit
8) Steriliteti tek meshkujt dhe femrat.
WhatsApp: +2349132180420/
+2348155926512
Email: drediomo77@gmail.com