Mittwoch, 15. Januar 2020

Rrahim Sadiku: REÇAKU


Rrahim Sadiku

R E Ç A K U


Mbi na lindëte e perëndonte pjesa jonë e diellit,
Dita e nata ndërroheshin këtu për ne,
Në tokën tonë, në tonin Atdhe!
Këtu ata na sulmuan,
Këtu ata na vranë,
Këtu -
Në tokën tonë,
Te praku jonë,
Te shekujt tonë të historisë!

Dhe rrodhi gjaku ynë damarëve të këtij dheu
Si gjaku i gjyshërve, si gjaku i stërgjyshërve –
Drejt ëndrrave për jetë,
Drejt ditës liri,
Drejt të qenit njeri -
Në tokën tonë,
Te praku jonë,
Rrugës drejt horizonteve ardhmëri!

Ne s’ishim në tokën e tyre,
Ishim në vatrën tonë,
Në dashurinë tonë!
Ne nuk kërknim pjesë nga dielli i tyre,
Ne nuk donim trojet e tyre,
Ne nuk ngushtonin horizontet e tyre!

Po ata na vranë,
Na vranë -
Dhe duan të na vrasin përsëri…
Se edhe të vrarët vriten,
Vriten e vriten -
Kur gjaku i tyre mohohet, 
Kur dhembja e tyre gjykohet,
Kur Atdheut nuk frymon sa duhet atdhedashuri!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen