Mustafë Krasniqi |
RRËNJËT NUK THAHEN…
( Metush Krasniqi)
M-e tokën mëmë u mëshirove
E-rdhe shembull, i patrembur
T-orturat s’të ligështuan
U prangose në kryqëzim për
S-hqipërinë e bashkuar!
K-alove mbi vdekjen
R-rënjët nuk t’u thanë
A-rterie e pellazgjishtes
S-odisje me mall
N-ëpër kalërimin e kohës
I-dol i gjithë shqiptarisë
Q-ëndresë e etnisë
I pathyer shkëmb i viteve!
Rrënjët nuk thahen…
Heronjtë prekin qiellin.
EVROPA CULLAKE...!
Nata më iku pa gjumë në sy
i humbur në selishtën time
dera e kullës nuk hapej
një zë i mbytur në gushë m’thahej!
Nëpër mjegull m’humbiste hija
kalëronte kali i bardh shkumë
pa potkonj, shalë mbi shpinë
i mavijosur i numëronte rrugët.
Ëndrra më iku e trishtuar
dhimbja ma plasi lotin
në kohën e rrudhosur
djepat thatë lëkunden!
I trembur, me gjysmë fryme u zgjova
duke lebetitur nëpër dhomë:
Ju, Evropa cullake
mos ma merrni, trurin, rinin
fëmijët e djepit tim!
Nga kjo lodhje e shterur
e nëma deri në qiell politikën
njeriun me krroqe, kobziun
karrieristët tru thatë...
që po ma thajnë tokën ilire!
O zot, mbretëresha ime
po zbrazet toka jonë me fund
dhimbja po na mbytë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen