Mittwoch, 8. Januar 2020

Haxhi Muhaxheri: ËNDRRA ME KRYQ

Haxhi Muhaxheri

ËNDRRA ME KRYQ

Ai
Emrin e kishte Bajram
Burrë i fjalës dhe i besës

Babai i tij quhej Ali
E gjyshi – Kadri

Bajrami
Kremtonte gjithmonë 
Festat e Bajramit

Lutej e agjëronte 
Krejt si një muhamedan

Por... 
Sa herë që e zinte gjumi
Ëndrrave bënte kryq
Dhe takohej me Zotin

1984

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen